TIRANË- Deputetë e Bardhit e Berishës vijuan me skenarin e bllokimit edhe në seancën plenare të kësaj të enjteje. Me zhurmues e pankarta në duar, kësaj here munguan karriget pirg dhe flakadanët.
“Garda jashtë”, “nuk duam parlament monist”, dhe vrasës i demokracisë, ishin disa nga pankartat që deputetë e Bardhit e Berishës mbanin para foltores.
Njërën prej tyre, deputetja Vokshi, ia drejtoi Ramës në fytyrë.
Në seancën vetëm 12-minutëshe, u miratuan pr/ligjet përfshirë atë për shkrirjen e agjencisë së diasporës dhe aktin normativ për tatimin mbi të ardhurat, por u rrëzua propozimi i Monika kryemadhit për indeksimin e pagave.
Kjo formë aksioni opozitar, siç sqaroi më pas deputeti Ervin Salianji, bëhet për diversifikim, pa e pranuar në asnjë moment se i trembet rregullores së re të përjashtimit.
"Ka diversifikim të aksionit. Kemi një qëllim, të mos ketë jetë parlamentare normale, për t’i treguar qytetarëve që nuk po përfaqësohen interesat e tyre, kushtetuta dhe rregullorja, që të bëjmë hetime, s’po funksionin, qëllimi realizohet me forma të ndryshme. S’ka asnjë trembje, aksioni vazhdon po njësoj, bllokimi po njësoj", tha Salianji.
Salianji akuzoi se PS po përdor deputetët e Bashës për të arritur qëllimet dhe kërkoi që bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore të jetë nga radhët e Rithemelimit.
"Ne kërkojmë 3 kërkesa kushtuese, që nuk na i garanton Rama. Asnjë i PS. Po kërkojmë bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore. Nuk mund të ketë një grupim me 7 deputetë me 4 përfaqësues dhe opozita të mos kenë bashkëkryetar", tha Salianji.
Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku u bëri thirrje kolegëve të Rithemelimit për dialog, por qartazi kundërshtoi propozimin për bashkëkryetar nga radhët e tyre.
“Do tentojmë dhe dialog brenda llojit, t’i thërrasin arsyes. Mbështesim pa rezervë komisionet hetimore. Pretendimi i dytë me përbërjen e zgjedhores, i pandershëm. Do të asgjësonte nga përfaqësimi PD nga komisioni i Reformës Zgjedhore. Përderisa përfaqësues zyrtarë të PD jemi ne, ska mundësi tjetër për formulime të tjera. Propozimi është gjithëpëfshirës. Lista të hapura, vota e diasporës, votim elektronik dhe zonë njëemërore. Beteja “ulu prift e ulu hoxhë” na dëmton. Nëse kanë propozime të tjera janë të mirëpritur që të bëjmë në draft. Mazhoranca s’ka asnjë interes të ndryshojë reformën", tha Çollaku.
Arsyeja logjike dhe tejkalim i interesave personale, do të çonin në bashkim të demokratëve, thotë Çollaku, i cili shton se skenari i bllokimit është një rrugë pa krye që po kthehet në komoditet për mazhorancën.
Ndiqni lajmet në zhvillim...
Katër projektligje, 5 projektvendime dhe 3 akte normative u miratuan gjatë seancës plenare të ditës së sotme në Kuvend. Ndërsa u rrëzua projektligji i deputetëve të Partisë së Lirisë, Kryemadhi, Vasili dhe Xhixho “Për indeksimin e pagës së punonjësve dhe nëpunësve në Republikën e Shqipërisë”.
Në kushtet e një situate anormale gjatë seancës ku deputetët e opozitës përdorën zhurmuese për të pamundësuar punimet, PS miratoi me 73 vota pro projektligjet dhe aktet normative pa patur debat mes palëve.
Më konkretisht, seanca plenare shqyrtoi:
Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Francës, përfaqësuar nga rajoni Provence-Alpes-Cote D'Azur, dhe Komisionit Evropian, për programin "(lnterreg VI-B) Euro Mesdhe (EURO MED) 2021-2027"", u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për aktivitetet operacionale të kryera nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Shqipërisë”, u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
Anti Normativ nr. 6, datë 14.12.2023 "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 84/2022 "Për buxhetin e vitit 2023", të ndryshuar”, u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
Akti Normativ nr. 7, datë 14.12.2023 "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 29/2023, "Për tatimin mbi të ardhurat", të ndryshuar”, u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
Akti Normativ nr. 8, datë "Për marrjen e masave urgjente për mbrojtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës për trajtimin e ujërave të ndotura që shkarkohen pranë ose në ujëra larëse”, u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
Projektligji "Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2022", u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
Projektligji “Për shfuqizimin e ligjit nr. 115/2017 ‘Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës’, të ndryshuar”, u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
Projektligji “Për indeksimin e pagës së punonjësve dhe nëpunësve në Republikën e Shqipërisë”, nismë e deputetëve të pakicës parlamentare, znj. Monika Kryemadhi, znj. Erisa Xhixho dhe z. Petrit Vasili, u rrëzua me 73 vota kundër, 0 pro dhe 0 abstenim.
Projektvendimet
Seanca miratoi me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim Projektvendimin "Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 86/2018 "Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Komisionerit për të Drejtën e lnformimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale", i ndryshuar”.
Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 28/2020 "Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar”, u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
Projektvendimi "Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 55/2014 "Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave", i ndryshuar”, u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
Projektvendimi "Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 "Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit", i ndryshuar”, u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
Projektvendimi "Për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 "Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit", i ndryshuar”, u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
PD i bën thirrje grupit të Bardhit që të ulen në diskutime për Reformën Zgjedhore. Nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku pas seancës plenare tha se kolegët e tjerë të opozitës janë të mirëpritur që të ulen në diskutime dhe të dalin me një draft të përbashkët në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Ai theksoi se nuk ka negociata s ai takon anëtarëve të Reformës Zgjedhore, ku deputetët e Rithemelimit kërkojnë zëvendësimin e bashkëkryetarit Enkelejd Alibeaj me Oerd Bylykbashin. Çollaku tha se është e drejta e opozitës si PD si partia më e madhe opozitare në zgjedhjet e fundit që të ketë përfaqësuesin e saj si bashkëkryetar.
Sipas tij, nëse kryetarja e Kuvendit miraton listën me ndryshime që kërkon Bardhi, ky do ishte një komplot për asgjësimin e PD nga Komisioni për Reformën Zgjedhore.
“Pretendimi i dytë për komisionin e Reformës Zgjedhore, është i pandershëm nga kolegët e opozitës. Nëse Nikolla do pranonte emrat dhe listat e propozuara nga miku im Bardhi me mbështetjen e Rithemelimit, do asgjësonte përfaqësimin e PD. Është e paligjshme dhe cenim i të drejtës kushtetuese të subjektit më të madh që është PD. Nuk ka mundësi të ketë formulime të tjera në rast se nuk ekziston një kompromis për të asgjësuar PD në komision.
Janë vende dhe përfaqësimi është gjithëpërfshirës, edhe nga Rithemelimi dhe partitë aleate. Jemi toalisht të hapur që me kolegët e opozitës të shkojmë drejt, nuk është thelbi kush ulet në karrige, por ca do dalë nga kjo refromë. Ne vetëm ato opsione do mbështesim, listat e hapura, vota e diasporës dhe votim elektronik dhe 1 zonë zgjedhore. Nëse kanë propozime të tjera janë të mirëpritur që të bëjmë në draft. Mazhoranca s’ka asnjë interes të ndryshojë reformën. Nëse kanë propozime të tjera janë të mirëpritur dhe dalim me një draft”, tha Çollaku.
Salianji, nga ana tjetër tha se kërkojnë bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore.
“Siç edhe e shihni, në mënyrë të përsëritur PS e ka vënë për fund parlamentit dhe institucionet e tjera. Të gjitha institucionet i binden Ramës. Po votohen ligjet dhe kalohen në mënyrë të përshpejtuar. Ne kërkojmë 3 kërkesa kushtuese, që nuk na i garanton Rama. Asnjë i PS. Po kërkojmë bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore. Nuk mund të ketë një grupim me 7 deputetë me 4 përfaqësues dhe opozita të mos kenë bashkëkryetar.
Së dyti, e kemi bindur publikun për frikën e Ramës për hetim, fakton se frikën duan ta mbulojnë me mos hetim parlamentar. Kërkesa tjetër është të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të PD. ODHIR kërkoi dje ndalimin e përdorimin e Administratës në fushatë, pavarësisht deklaratave nga ndërkombëtarët për adresimin e problematikave të raportit të OSBE-ODHIR, vijohet njëlloj.”, tha ai.
Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri ka reaguar pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend ku deputetët e Rithemelimit bllokuan sërish diskutimet duke përdorur zhurmuese.
Nëpërmjet një shkrimi, Kulluri ironizoi duke komplimentuar deputetët e grupit Bardhi-Berisha për miratimin e ligjeve të qeverisë pa asnjë debat.
“Komplimenta” Foltores dhe grupit te Bardhit per miratimin pa debat te te gjitha ligjeve te mazhorances socialiste ne seance plenare te Kuvendit! Revolucioni vazhdon, Rilindja perparon!”- shkroi Kulluri në reagim.
Nënkryetari i PD-së Kreshnik Çollaku në një deklaratë për mediat pas daljes nga Kuvendi, tha se anormaliteti i krijuar nga deputetët e Rithemelimit në seancën plenare po i shërben më shumë qeverisë e cila po kalon ligjet pa asnjë debat.
Ai tha se debati në seancën plenare është arma kryesore e opozitës dhe argumentoi se kjo mënyrë e bllokimit të seancave nuk po rezulton aspak efektive madje po jep efekt të kundërt.
“Edhe kjo e sotmja është seancë anormale. Një anormalitet i cili në thelb dëmton opozitarizmin dhe debatin parlamentar që është e vetmja armë që çdo opozita ka për të ushtruar funksionet e saj. Siç e patë qeveria, në komoditet të plotë për interesin e saj kaloi për pak minuta 4-5 ligje shumë të rëndësishme, një prej tyre për Diasporën. Kjo situatë që për një periudhë kohe e mirëkuptuam për solidaritet opozitar. Kjo nuk po rezulton efektive. Unë dua të inkuraoj ata zëra racionale nga krahu tjetër duke i bërë të kuptojnë se në këtë mënyrë bllokojnë vetëm opozitarizmin. Siç e shihni mazhoranca nuk e ka fare problem dhe në papërgjegjshmëri të plotë i kalon ligjet pa u merakosur pa pasur debat. Kjo rrugë nuk po rezulton e suksesshme dhe po shkon në të kundërt duke i dhënë një komoditet mazhorancës”- tha Çollaku.
Deputeti Ervin Salianji i pyetur nga gazetarët se e kanë frikë nga rregullorja e re që parashikon deri në 60 ditë përjashtim nëse ndezin tymuese tha se nuk ka asnjë trembje dhe se do të vijojnë po njësoj aksionin.
"Ka diversifikim të aksionit. Kemi një qëllim, të mos ketë jetë parlamentare normale, për t’i treguar qytetarëve që nuk po përfaqësohen interesat e tyre, kushtetuta dhe rregullorja, që të bëjmë hetime, s’po funksionin, qëllimi realizohet me forma të ndryshme sepse ju do kishit pyetjen pse vazhdoni me të njëjtën situatë. S’ka asnjë trembje, aksioni vazhdon po njësoj, bllokimi po njësoj. Nuk ka tërheqje nga kërkesat tona. Janë tëre kërkesat e ripërsëritura për të kthyer normalitetin", tha Salianji.
Ai komentoi edhe Reformën Zgjedhore.
Ca ka ndryshuar që nesër të këtë komision. Prej dy vitesh të njëjtët bashkëkryetarë kanë dështuar të ketë mbledhje, të dyja herët për të kërkuar shtyrjen e afatit. Bllokimi i Reformës Zgjedhor bëhet qëllimisht nga PS duke përdorur deputetë që kanë dalë nga PD. Votën e emigrantëve, PS nuk e do.
Deputeti Ervin Salianji në një deklaratë për mediat foli për seancën plenare të Kuvendit që zgjati rreth 10 minuta për shkak të zhurmueseve që deputetët e opozitës përdorën në sallë.
Pavarësisht se ishin deputetët e opozitës ata që pamundësuan zhvillimin normal të seancës plenare, Salianji tha se ligjet po miratohen nga qeveria me shpejtësi brenda pak mintash pa u bërë aspak diskutim.
“Siç e shihni në mënyrë të përsëritur PS e ka vënë përfund edhe parlamentin përveçse institucionet e tjera. Të gjitha institucionet i nënshtrohen vullnetit personal të Edi Ramës duke mos respektuar ligjin. Votohen ligjet pa asnjë diskutim, kalojnë në mënyrë të përshpejtuar dhe nuk merren me thelbin e problemeve.
Kërkojmë bashkëkryetarin e komisionit të Reformës Zgjedhore, nuk mund të ketë 4 përfaqësues një grupim që nuk është as parti ndërsa ne të mos kemi përfaqësimin e bashkëkryetarit. Ne kemi bindur opinionin publik për frikën që ka Edi Rama për t’u përballur me hetimin parlamentar. Kërkesa tjetër është që mos të ndërhyjë në grupin parlamentar të PD.
Pavarësisht thirrjeve të faktorit ndërkombëtar që të adresohen problematikat, vazhdohet me të njëjtën situatë ku bëhet gjasme sikur ka një konflikt në grupin parlamentar të opozitës. Vazhdohet me teatrin e shpifur të kalimit të ligjeve brenda disa minutave”- u shpreh Salianji.
Ka përfunduar për 12 minuta seanca plenare e ditës së sotme. Për shkak të skenarit të Rithemelimit, të cilët kishin ndezur zhurmues dhe bllokuan foltoren, Nikolla kaloi direkt në votim.
Deputetët socialistët ngritën kartonin jeshil për të gjitha pikat e rendit të ditës mes zhurmuesve dhe pankartave.
Gjatë seancës plenare, deputetja e Rithemelimit, Albana Vokshi me një pankartë në duar i është afruar kryeministrit Edi Rama.
Deputetja Albana Vokshi mban në dorë një pankartë e ku shkruhet “vrasës i demokracisë”.
Vokshi u drejtua drejt kryeministrit Edi Rama, por është penguar nga garda.
Ka nisur seanca plenare e ditës së sotme. Deputetët e grupit Bardhi-Berisha po vijojnë me skenarin për bllokim, ku në sallë kanë ndezur zhurmues.
Ata kërkuan largimin e Gradës, ku kryetarja e Kuvendit Nikolla u tha punonjësve të largohen, por Rithemelimi vijon sërish me zhurmuesit.
I pranishëm në sallë është edhe kryeministri Edi Rama.
Deputetët e Lulzim Bashës kanë shkuar në Kuvend.
Ndërkohë, në sallën e plenare vihet re se deputetët e grupit Bardhi-Berisha nuk kanë mbledhur më karrige pirg në foltoren në Kuvend, përveçse disa pankartave në duar dhe janë rreshtuar në Foltore.
“Na duhet qeveri, jo kartel”, “Vrasës i pluralizmit”, “Gjykatat e Shqipërisë, apo gjykatat e Ramës”, “Edhe Rama, në burg si Mcgonigal”, “Na ktheni atë që është e jona!“, janë disa nga mesazhet që kanë zgjedhur.
KARAGJOZET SHPELLARE...
Përgjigju