Tirane- Për herë të parë pas shumë kohësh diskutimet në komisionin e reformës zgjedhore duket se iu rikthyen normalitetit, këtë herë duke dëgjuar propozimet e partive politike, në një mbledhje që u mbajt online.
Enkejeld Alibeaj, si bashkëdrejtues i komisionit dhe përfaqësues i partisë Demokratike vuri që në fillim vijiën e kuqe. Konsensus dhe negociata, nuk do të ketë për një pikë, “Sistemin e primit”. Ky sistem parashikon bonus në mandate për partinë e cila ka fituar shumicën.
"Nuk ka shans të pranohet primi, siç është në sistemet e tjera. sot është e udhës që shqiptarët të qeverisen nga ato forca politike për aq sa mandate dhe mbështetje i japin. Nëse doni të dini për mua, është mirë sistemi me koalicione sepse koalicionet kanë një mundësi të mirë që ti bien ndesh autokracisë së njëshit të partisë që merr gjithçka" tha Alibeaj.
Ndërsa Dashamir Shehi, Kreu i LZHK-së u ofrua me 4 propozime konkrete. Ai artikuloi nevojën për një ndryshim të sistemit, me integrimin e votës së emigrantëve, votimit elektronik dhe listat e hapura.
"Këto ishin propozimet më të shpeshta që u artikuluarn edhe nga përfaqësues të tjerë të partive politike, listat e hapura, sistemi me një zonë zgjedhore dhe mundësimi i votës së emigrantëve. Kreu I Partisë Republikane Fatmir Mediu, Agron Duka i partisë Agrare Ambientaliste dhe kryetari i Partisë Bashkimi Për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule nuk morën pjesë në mbledhjen e komisionit"
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 10:18
Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?
-
Fiton Anglia
50.2%
-
Barazim
31.7%
-
Fiton Shqipëria
18.1%
Vota total: 558
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Enkelejd Alibeaj i 'Djathtas 1912' kandidon familjarë në zgjedhjet e 11 majit! Fut dy vajzat dhe mamanë në listë të sigurtë të qarkut të Tiranës
18 Mars, 22:22
-
Koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim” dorëzon i fundit LISTËN në KQZ, Shehi, Alibeaj, Elezi në Tiranë, Kthupi në Durrës e Kulluri në Vlorë! Në listat e mbyllura futen familjarët
13 Mars, 00:51
-
Zgjedhjet/ Skema e të vegjëlve ndaj PD-PS, lista të mbyllura ‘fake’ për të kandiduar në të hapurat! ‘Formula e artë’ e Shehi-Alibeaj, Lapaj-Shabani dhe Bashës
12 Mars, 16:18
-
11 maji/ KQZ regjistron 3 koalicionet! Berisha shkon në zgjedhje me 25 aleatë, mes tyre Meta, çamët e grekët! 'PO' edhe për ‘Djathtas për Zhvillim’ dhe ‘Nisma Shqipëria Bëhet’
4 Mars, 16:16
-
Ekskluzive/ Alibeaj e Kthupi tërhiqen nga rekursi për vulën e PD në Gjykatën e Lartë: S’kemi më interes! Basha: Jemi kërcënuar që të heqim dorë (DOKUMENTI)
4 Mars, 15:14
-
Dorëzohen në KQZ 3 koalicione, Berisha bashkohet me Metën dhe 24 parti të tjera në zgjedhjet e 11 majit, Alibeaj e Shehi bashkë, si Lapaj e Shabani me ‘Nismën Shqipëria Bëhet’!
3 Mars, 21:18
-
Dje u pyet për Veliajn, Bushka mungon te 'Ligjet'! Sula: Pengoi hetimet! Alibeaj replikon me Ramën: Iku SHBA, por janë shqiptarët! Gogu: Ju doni të shkrini SPAK
25 Shkurt, 10:54
-
Alibeaj: Berisha ka frikë, prandaj e sulmon SPAK, e pamundur të shkrihet! Ata që zhgënjen nga primaret e PD, i presim te 'Djathtas 1912'
24 Shkurt, 17:48
-
Zgjedhjet e 11 majit/ 26 parti politike dorëzojnë kërkesën për tu regjistruar, ende jo Basha e Alibeaj! Afati skadon më 25 shkurt
23 Shkurt, 10:34
-
Më 11 maj pa Berishën, ‘Djathtas 1912’ prezanton programin: ‘Pro’ SPAK, po i jep fund pandëshkueshmërisë! Stop ligjeve klienteliste
15 Shkurt, 14:56
-
Enkelejd Alibeaj: Si mund të bashkohet opozita rreth një njeriu si Berisha, me çfarë morali do i'u kërkojmë votën shqiptarëve?
15 Shkurt, 11:00
-
Pa konsensus/ ‘Ligjet’ shtyjnë ndryshimet në Kod, PD gati të votojë vetëm heqjen e pagesës për postën e emigrantëve
10 Shkurt, 21:19