Reforma Zgjedhore, Greminger takon Ramën dhe kreun e opozitës! Basha: OSBE mund të ndihmojë për dialog jashtë parlamentit

TIRANE- Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha pas takimit me Sekretarin e OSBE-së, Thomas Greminger, se opozita është gatshme për të bashkëpunuar për Reformën Zgjedhore, por që ky dialog duhet të ndodhë jashtë parlamentit.Basha tha se OSBE do ndihmojë në dialogun politik mes palëve për t'i dhënë fund krizës politike. 

Për Lulzim Bashën nuk mund të ketë dialog brenda një parlamenti, siç e quajti ai, ilegjitim. Basha nuk e njeh Komisionin e Reformës Zgjedhore, duke shtuar se ndryshimi është i domosdoshëm dhe i pandalshëm, dhe kjo duhet të vijë nga partitë politike. 

“Për këtë duhet vullnet politike për të miratuar dhe zbatuar këtë reformë. Kjo është arsyeja pse aleatët kanë vënë në dispozicion të qytetarëve gjithë ekspertizën tonë. Nga ana tjetër duhet vullnet politik. Kemi diskutuar për ndihmë që OSBE do japë në këtë drejtim, në rolin që ka OSBE për t'i kujtuar vendeve anëtarë kushtet e demokracisë dhe për të ndihmuar në dialogun politik të kërkuar edhe nga BE edhe nga Gjermani për t'i dhënë fund krizës politike. Për opozitën rruga është e qartë për zbatimin e kushteve të Bundestagut, për Reformën Zgjedhore dhe mbajtjen e dy palë zgjedhjeve në ditë. Për mua produkti duhet të jetë një Reformë Zgjedhore për të realizuar këtë reformë. “-tha Basha.

Kreu i PD-së ka folur edhe për draftin e PS-së, për të cilin u shpreh se do të ketë një qëndrimin më vonë.

“Do e shohim drafti e PS dhe më pas do e komentojmë. Nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me këtë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Duhet të zhdukim njëherë e përgjithmonë dramën e përsëritet. Dialog brenda pseudo parlamentit nuk mund të ketë.  Propozimi i Gjiknurit është budëllallëk. Ajo që shikojmë është se kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk mbajnë përgjegjësi për dështimin në BE, në dështimin për t'i dhënë mundësinë qytetarëve për të zgjedhur pushtetin vendor. Këta bëjnë të tjera tendera korruptivë. Megjithatë rruga është e qartë për t'i kthyer shqiptarëve të drejtën që i është marrë. Nuk ka Komision të Reformës Zgjedhore por Komisariat të PS. Le t'i japim fund kësaj shfaqjeje. As socialistët nuk e duan këtë gjendje. Kjo duhet të marrë fund. Për interesat e Edi Ramës Shqipërisë i janë mbyllur dyert e Europës.”, tha Basha

Po kështu Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger  është takuar edhe me kryeministrin Rama. Në ktë takim është diskutuar gjerësisht për sfidat që presin Shqipërinë me marrjen e e Presidencës së radhës nga Shqipëria të OSBE. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali:

"Në takimin e veçantë të pritjes së Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger nga Kryeministri Rama.  Një diskutim i gjerë për sfidat që e presin Shqipërinë me marrjen e Presidencës së radhës së OSBE e deri tek dialogu politik i brendshëm e reformat sfiduese që ka ndërmarrë vendi ynë,ishin çështjet që fiksuan boshtin e bisedës së këtij takimi.  Angazhimi dhe agjenda jonë e qartë perëndimore, shkak për progres të #pandalshëm" shkruan Spiropali.

Një ditë më parë, bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, socialisti Damian Gjiknuri i bëri thirrje PD-së të sjellë draftin e saj për reformën, përmes OSBE-së, duke theksuar se “do të bëjmë çmos që propozimet e tyre të merren parasysh”. Po ashtu, ditën e djeshme partitë e opozitës së bashkuar zhvilluan një takim, lidhur me propozimet për Reformën Zgjedhore. Produkti i opozitës pritet që të zyrtarizohet brenda 30 ditësh, ndërsa më drafti do i dërgohet ambasadorit të OSBE-së për t'ia propozuar shumicës, duke bërë ndërmjetësin mes palëve për të gjetur pikat e përbashkëta.

Pavarësisht se Basha u tërhoq pak ditë më parë nga kushti që ndërkombëtarët të drejtonin Komisionin e Reformës Zgjedhore, Bardhi thotë se PD-ja i qëndron pikës për strukturën e posaçme, ndërsa shton se parlamenti nuk ka punë me reformën, pasi janë partitë që duhet ta bëjnë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 25/10/2019 14:52

    Nuk njeh komisionin e reformes zgjedhore po ket temin e njeh i Lululush Bibilush?

    Përgjigju
  • Art: 25/10/2019 12:40

    Ky eshte komplet tutkun

    Përgjigju
  • Ligji dhe drejtësi: 25/10/2019 12:04

    Cësht ky injorant,,,,Nuk ka punë parlamenti thot !!! Po ku do të votohet si përfundim mor kerric,, në kasollen e pd???PARLAMENTI BËN LIGJIN.se bën maliqi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen