Reforma Zgjedhore, të premten
mblidhet për herë të parë komisioni

Komisioni i Reformës Zgjedhore do të mblidhet ditën e premte në orën 11:00. Komisioni do bashkëdrejtohet nga Blendi Çuçi i Partisë Socialiste dhe Oerd Bylykbashi i Partisë Demokratike dhe përbëhet nga 18 anëtarë, 9 nga mazhoranca dhe 9 nga opozita.

Mbledhja e parë, e cila do zhvillohet të premten, do drejtohet nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Përbërja e Komisionit është si vijon: Bledar Çuçi bashkëkryetar (PS), Oerd Bylykbashi bashkëkryetar (PD), Vasilika Hysi anëtare (PS), Alket Hyseni anëtar (PS), Adnor Shameti anëtar (PS), Klotilda Bushka anëtare (PS), Ermonela Felaj anëtare (PS), Blerina Gjylameti anëtare (PS), Bashkim Fino anëtar (PS), Musa Ulqini anëtar (PS), Enkelejd Alibeaj anëtar (PD), Gent Strazimiri anëtar (PD), Nasip Naço anëtar (LSI), Luan Rama anëtar (LSI), Nard Ndoka anëtar (I pavarur), Vangjel Dule anëtar (I pavarur), Dashamir Shehi anëtar (I pavarur), Fatmir Mediu anëtar (PR). Komisioni do të ushtrojë veprimtarinë e tij për një periudhë kohe 6 mujore.

d.c./shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione