Reforma Zgjedhore, Thaçi takon
partitë politike, mungon opozita

Reforma Zgjedhore, Thaçi takon<br />partitë politike, mungon opozita
Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka ftuar sot në takim përfaqësuesit e partive politike për të biseduar për reformën zgjedhore.

Takimi i thirrur nga Thaçi, për opozitën konsiderohet jo i sinqertë dhe përfaqësuesit e saj kanë vendosur sërish të mos i përgjigjen.

Sipas tri partive opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, e vetmja mundësi kur opozita do të ulet në tryezë me presidentin për të biseduar për këtë çështje është pas caktimit të datës së zgjedhjeve.

Ditë më parë Thaçi kishte thirrur edhe një takim të tillë, por as në atë takim nuk ka shkuar opozita.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Merr fund arratia e Noizyt pas sherrit me tik-tokerin në Kosovë, arrestohet në Shëngjin

Merr fund arratia e Noizyt pas sherrit me tik-tokerin në Kosovë, arrestohet në Shëngjin