Reforma Zgjedhore, Topi:
Ndryshimet të bëhen në kohë
Reforma Zgjedhore, Topi:<br />Ndryshimet të bëhen në kohë<br style=

TIRANE-  Presidenti Bamir Topi e cilëson sinjal pozitiv mbledhjen e komisionit për reformën zgjedhore, ndërsa i kërkon përfundimin në kohë të reformës që zgjedhjet e ardhshme të mos kontestohen.
 
“Unë shpresoj që ndryshe nga herët e tjera ky komision të përfundojë punët në kohë pasi kemi përvojë nga e kaluara që kodi miratohet ditën e fundit. Nëse kjo reformë përfundon në kohën e duhur të dyja palët do ta kenë më të qartë dhe do të njihen më mirë me platformën zgjedhore. Në sajë të reformës zgjedhore vendi do të ketë mundësi që të shkojë në zgjedhje që të mos kontestohen” ka theksuar Topi.

PD e PS do të ulen sot në tryezë për të rënë dakord mbi ndryshimet që duhet të bëhen në ligjin zgjedhor. Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 12.30 minuta dhe vjen 2 javë pas votimit në Parlamentit. Demokratët dhe socialistët pritet të hartojnë përmes një drafti të gjitha angazhimet që do të ndërmerren për të përmirësuar Kodin Zgjedhor, në bazë të rekomandimeve të OSBE- ODIHR.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?