Reforma Zgjedhore, Topi: Lojë PS-PD, mos prisni të hapin garën për të 'vegjlit', opozita konfuze, nuk është gati për zgjedhje (VIDEO)

TIRANE-Ish-Presidenti Bamir Topi i ftuar në studion e emisionit '45 Minuta' në Report Tv e cilësoi si një lojë debatin politik mes shumicës dhe opozitës për reformën zgjedhore dhe çështjet e tjera. Ish-n/ kryetari i PD-së u shpreh se nuk duhet të kemi pritshmëri që dy bashkëfajtorët, referuar PS-së dhe PD-së të hapin lojën për të tjerët

"Shumica dhe opozita i kanë lënë jashtëzakonisht pak hapësirë Presidentit, ka ardhur duke u ngushtuar hapësira. Është shumë e rëndë të thuash se të gjithë po luajnë. Kjo është një lojë. Problemi është kush humb nga kjo lojë.  Këto janë duke zhvilluar një lloj biznesi Win -Win dhe të gjithë janë të fituar në shumicë apo opozitë. Opozita është në konfuzion se eksperimenton, një herë në 2017 doli bosh dhe tani thotë zgjedhje të parakohshme. Po nëse Rama u thotë pas një muaji, dakord shkojmë në zgjedhje të parakohshme, a janë gati? Kur? Si? Shpesh herë gjërat e thëna, e mbushin, kalon kohë dhe vjen 2021. Në vend që opozita të fillojë të strukturohet si duhet, të marrë cdo resurs, të shikojë hallet e këtij vendi.

Mos prisni që dy bashkëfajtorë të hapin lojën për të tjerët, është kryetari i shumicës dhe e kam vështirë të them se kush është kryetari i opozitës, se për shumë vendime nuk e merr vesh, janë ambigue, e them me keqardhje, sepse cfarë do të thotë nesër nëse humbet. Po ku do të shkojë fati i grupeve të interesit që kërkojnë dicka dhe nuk e gjejnë. Kur them se parlamenti është në këmbët e kryeministrit them se politikisht ka një shumicë që e kalon kuotën e shumicës së cilësuar, ka 3/5 dhe 2/3. Ky e ka kuptuar sikur qeveria është shteti. Edhe opozita është përgjegjëse. Këta janë bashkëfajtorë. Edhe sot kemi një prononcim të ish-kryeministrit Berisha që i qëndron paktit me Ramën në prillin e 2008, që do të thotë pas 12 vitesh nuk ka asnjë reflektim. Edhe në deformimin e rezultatit kanë qenë bashkë" tha ai.

Bamir Topi thotë se Sali Berisha duhet të kërkojë falje për nxjerrjen e opozitës jashtë parlamentit. "Nuk komentoj gjendjen fiziologjike, emocione apo psikologjike të një personi. Unë njoh rrotacionin përmes votës. Këta janë bashkëpërgjegjës në të njëjtën valë. Unë jam anti-revolucionar, por evolucionar. Ndoshta Berisha u thotë të vetëve se e keni lojën totalisht të humbur. Sepse ai ka një element të fortë në dorë, të korrigjojë sistemin politik. Duhet të ketë 'mea culpa' të fortë për nxjerrjen e opozitës në rrugë. Shikon edhe një pamundësi për të rikuperuar dëmin e largimit të opozitës jashtë parlamentit".

Topi kishte edhe dy këshilla për kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti, e para që për taksën të dëgjojë sekretarin amerikan të shtetit Pomepo për ta hequr dhe e dyta lidhet me politikanët në Shqipëri. "Do i jepja vetëm një këshillë Albin Kurtit, që të mos futet kurrsesi, të mos thellojë polemikat dhe debatin me njerëz, politikanë në Shqipëri, që kanë një tension tjetër, që kanë dëshirë të jenë lider Ballkanit, Europian dhe global" tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pyka: 14/02/2020 18:48

    O bobo,prapë ky....ja kanë fajin të tjerët,për paret që ka bërë......haha!O Topi,si vajti sot..

    Përgjigju
  • Memento mori: 14/02/2020 18:46

    SA mire qe fole o Ish president. SA mire. Me kujtojet qe per shtepine tende te vogel 15 hektareshe devijuan rrugen dhe meqe I ke dhene shum ketij vendi, qeveria kurve te fali token e shtetit qe ta fusesh ti në tapine tende. Te falenderoj qe na cave koken edhe ti si gjith te tjeret. Mmqr

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 14/02/2020 18:05

    E degjova me vemendje B.Topin. 1-Ai yha se nuk e merr vesh kush eshte kryetar opozite.Jam dakort me te.Kjo eshte marrzi e Sb.Kjo do te thot se kjo pd nuk do vije kurre ne pushtet pa u larguar te 2-Saliu dhe Luli si vrases ne 21 jabar-sidomos. -Mendoj qe B.Topi duhet te ishte kryetar i PD.Ate e ofendoi sb..duke e cilesuar "horr bulevardi". 2-B.Topi kritikon Ramen se i ka marre te gjitha pushtetet.Nuk jam dakirt.Sipas tij Rama duhet ti lere ne rruge te madhe ata qe leshon opozita.Si P.SH Pushtrtin lokal. 3-B.Topi kritikon edhe Ramen per ndryshimet e 2008.Jo..Saliu i propozoi Rames ndryshimet.Dhe Rama e pranoi.Dhe tashme Saliu nuk propozon ndryshimet e duhura.Sepse Rama do ishte dakort çfar do kerkonte Saliu..! 4-Topi mbrojti Presidentin Meta per fajet e tij te shumta,gjoja po mbrohet nga ata qe e sulmojne.Kjo nuk qendron.Meta eshte bere pale me opoziten e rruges.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën