Gjatë një vizite përgjatë ditës së sotme në pikën kufitare të Kapshticës Kreu i prezencës së OSBE-së, Eugen Wollfarth, ripërsëriti apelin e tij drejtuar politikës shqiptare që diskutimet për reformën zgjedhore të përfundojnë përpara pranverës, për të shmangur problemet në zgjedhjet e ardhshme.

Gjatë një prononcimi për mediat Wollfarth deklaroi se puna për reformën zgjedhore është e rëndësishme.

“ Jemi në prag të zgjedhjeve elektorale. Klasa politike shqiptare duhet të gjejë gjuhën e mirëkuptimit për të folur për reformën zgjedhore. Kjo reformë duhet të diskutohet në parlament dhe të votohet atje. Në demokraci vlerësohet shumica dhe e drejta e votës, ndaj dhe reforma zgjedhore duhet të zgjidhet menjëherë,” deklaroi Walfarth.