Zhbllokimi i një prej reformave më të rendësishme të qeverisë italiane do të bëhet nëse falet sipërmarrësi Italian që qëlloi për vdekje hajdutin Shqiptar. Ka qënë nënkryetari i dhomës së senatit në Parlamentin italian Roberto Calderoli, njëkohësisht eksponent i forcës politike Lidhja e Veriut, i cili ka propozuar një marrëveshje me qeverinë për tërheqjen e amendameteve që sjell dhe votimin e reformës.
“Amendamentet e prezantuara nga lidhja e Veriut do të tërhiqen menjëherë e vetëm me një kusht, nëse Presidenti Serxhio Matarella firmos dekretin e faljes për sipërmarrësin italian që vite më parë qëlloi për vdekje një hajdut shqiptar”- thotë në një intervistë për gazetën italiane Repubblica italiani Roberto Calderoli.
Reforma në fjalë është një paketë ligjesh dhe është pika kyçe e punës së qeverisë Renzi.
Ngjarja i referohet viti 2006 kur në banesën e sipërmarrësit italian Antonio Monella, shqiptari Ervis Hoxha, 19 vjeç tenton t’i vjedh makinën.
Sipërmarrësi e qëlloi me një pushkë duke e vrarë 19-vjeçarin shqiptar. Pas 8 vitesh proces gjyqësor, Gjykata e Kasacionit ka dënuar Antonio Monellën me 6 vjet e 2 muaj heqje lirie me akuzën e krimit të vullnetshëm, duke përjashtuar veprimin e qëllimshëm.
Prej këtij vendimi deri më sot sipërmarrësi italian është kthyer në një simbol të betejës politike të Lidhjes së Veriut e simpatizantëve të kësaj force. Kërkesa e tyre është ndryshimi i vendimit të gjykatës, në një vrasje për mbrojtje legjitime e nënshkrimin e dekretit të faljes për sipërmarrësin nga Presidenti i Republikës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com