Reformat për rritjen e punësimit
Klosi me homologët në Gjenevë

Reformat për rritjen e punësimit<br />Klosi me homologët në Gjenevë
Sesionit të 104 i Konferencës Ndërkombëtare të Punës, që zhvilloi punimet në Gjenevë të Zvicrës ka qenë një mundësi e mirë për delegacionet e vendeve pjesëmarrëse për të shkëmbyer përvojat por edhe për t'u njohur me reformat e nevojshme, për të bërë të mundur rritjen e punësimit në vendet respektive.
 
Kështu, qëndrimi në këtë Konferencë, delegacionit shqiptar që kryesohej nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i ka shërbyer edhe për një sërë takimesh me delegacionet dhe homologët e vendeve të tjera pjesëmarrëse. 
 
Delegacioni shqiptar ka zhvilluar një takimi dypalësh me zëvendëskryeministrin e Bullgarisë dhe Ministrin e Punës Kalfin Ivailo, ku u diskutua në lidhje me reformat që kanë ndërmarr të dyja qeveritë për të nxitur rritjen e punësimit, si dhe mundësitë për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve.
 
Po ashtu delegacioni shqiptar zhvilloi një takim edhe Ministren e Punës dhe Çështjeve Sociale të Çekisë Markovska Michaela, ku po ashtu u diskutuan politikat në fushën e punësimit dhe ato që kanë të bëjnë me çështjet sociale.
 
Ministri Klosi informoi homologen e tij çeke me përpjekjet që po bënë qeveria shqiptare në zbutjen e varfërisë në vend, nëpërmjet rritjes ekonomike dhe punësimit. Gjithashtu Klosi ka evidentuar se qeveria shqiptare ka miratuar Strategjinë e Punësimit dhe Aftësive 2014-2020, e cila ofron një qasje të re të shërbimit të punësimit, jo vetëm për punëkërkuesit, por edhe për ofruesit e punës.
 
Gjithashtu ai ka bërë të ditur se kjo strategji i kushton një rëndësi të veçantë lidhjes së kërkesave të tregut të punës me arsimin profesional.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë