Reformë në UEFA, kërkohet limitimi
i mandateve të drejtuesve

Reformë në UEFA, kërkohet limitimi<br />i mandateve të drejtuesve
Gjatë një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv të instancës evropiane të futbollit, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka bërë të ditur se ka bërë gati një propozim për kufizim të mandateve të drejtuesve të kësaj organizate.
 
Kam premtuar reforma të ndryshme në drejtimin e instancës që kur jam zgjedhur. Një propozim është qe presidenti dhe anëtaret e Komitetit Ekzekutiv të kenë maksimumi tre mandate prej katër vjetësh”, ka deklaruar ai.
 
Slloveni ka bërë të ditur se ky propozim do të diskutohet gjatë Kongresin e 41-te te UEFA-s me 5 prill ne Helsinki.
 
Ceferini, i cili u zgjodh si pasardhës i Michel Platini, premtoi ndryshime të mëdha ën UEFA. Ndërkohë kufizimi i vetëm në UEFA për drejtuesit është deri se ata nuk mund të zgjidhen më nëse i kanë kaluar moshën 70-vjeçare.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos