TIRANË-Prezenca e OSBE-ODIHR në Shqipëri u ka bërë thirrje palëve politike që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme për realizimin e Reformës Zgjedhore.
"I nxitim të gjitha palët në Shqipëri të vijojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme, sipas rekomandimeve të @osce_odihr", thonë drejtuesit e @oscepa, duke përshëndetur tryezën e së mërkurës të mundësuar nga @OSCEinAlbania", shkruhen një njoftim.
Postimi i plotë i prezencës së OSBE-ODIHR në Shqipëri
Të gjitha palët politike u ulën në një tryezë më 25 shtator, të thirrur nga OSBE. Megjithatë edhe pse u pa si një hap pozitiv pjesëmarrja e tyre, kjo tyrezë u shoqërua me debate të forta dhe me largimin e opozitës.
Më herët në tryezën e thirrur nga OSBE për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesi i PD-së Ivi Kaso kërkoi ngritjen e një strukture të posaçme ekstraparlamentare për të realizuar këtë Reformë. “Opozita e Bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar", tha Kaso.
PD është shprehur se Reforma Zgjedhore është prioritet për interesin kombëtar duke qenë se është edhe një nga kriteret e vendeve të BE për nisjen e negociatave për anëtarësim.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
43.1%
-
I keq
20.8%
-
As i mirë as i keq
36.1%
Vota total: 144
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, Lulzim Basha: Vendimi ishte i drejtë, do ta merrja sërish
5 Dhjetor, 20:11
-
Mero Baze: Listat e mbyllura, 'qokë' që Berisha të fitojë opozitën
5 Dhjetor, 07:14
-
Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet
29 Nëntor, 18:47
-
Partia Popullore Europiane 'godet' Sali Berishën, nuk kërkon lirimin e tij! Rezolutë për Shqipërinë, mbështet vijimin e reformave
22 Nëntor, 13:35
-
Hasani pret kreun e OSBE, zv/kryeministrin e Maltës, ministri: Mbështetje për rrugën tonë drejt BE-së! Borg: Inkurajojmë Shqipërinë për integrim, goditje korrupsionit
13 Nëntor, 10:29
-
Padia e dytë në Kushtetuese për listat e mbyllura, Shabani: Rama e Berisha bashkë për të kthyer sistemin e 2008-s
16 Shtator, 11:37
-
‘Zgjedhorja’/ Ku kanë ngecur palët politike? Sfidë depolitizimi i administratës zgjedhore! Financimi i partive e shitblerja e votave kërkojnë adresim
13 Gusht, 22:12
-
Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diasporës historike! Lista e mbyllur? Nuk është tagri im
30 Korrik, 14:12
-
Mero Baze: Përse Berisha dhe Rama nuk kanë të njëjtin hall me sistemin
28 Korrik, 08:39
-
Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje
28 Korrik, 07:55
-
Politika s’ka moral, por kjo jona s’ka edhe logjikë
27 Korrik, 22:36
-
Skënder Minxhozi: Kompromisi më i çuditshëm, mbaje qeverinë, më ler shef të opozitës
27 Korrik, 22:30