Arabia Saudite i është përgjigjur numrit në rritje që largohen nga lindja e Mesme për Evropën Perëndimore duke ofruar ndërtimin e 200 xhamive ne Gjermani.

Sipas “The Independent” shtetet e pasura të Gjirit janë akuzuar se nuk po kontribuojnë për të zbutur krizën humanitare dhe kanë mbyllur dyert për shumicën e të cilës i përkasin të njëjtës fe, asaj islame.

Ndërsa gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” e cila citon gazetën libaneze “Al Diyar” shkruan se Arabia Saudite do të ofrojë ndërtimin e një xhamie për çdo 100 refugjatë që kanë hyrë në Gjermani fundjavën e kaluar.

Për ndërtimin e xhamive kanë kontribuar edhe individë të pasur, të cilët kanë ndihmuar edhe në mirëmbajtjen e kampeve të refugjatëve sirianë. Sipas BBC këta njerëz të pasur në total kanë dhënë si kontribut rreth 900 milionë dollarë.

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)