Refugjatët në Greqi,Mjekët pa kufij:
Pas 5 ditësh s'ka vende për pritjen
Mbyllja e pjesshme e kufijve nga Maqedonia, Kroacia, Serbia, Sllovenia dhe Austria, të cilat u lejojnë kalimin vetëm sirianëve dhe irakianëve, po e zhyt ne kaos Greqinë.
Mbyllja e pjesshme e kufijve nga Maqedonia, Kroacia, Serbia, Sllovenia dhe Austria, të cilat u lejojnë kalimin vetëm sirianëve dhe irakianëve, po e zhyt ne kaos Greqinë.
Siç raporton Top Channel, bazuar në faktin se afganët përfaqësojnë rreth 30 përqind të të ardhurve në Greqi, brenda pesë ditësh të gjitha qendra e pritjes në territorin grek do të mbushen me emigrantë, tha për Zërin e Amerikës përmes Skype-it Gemma Gillie e organizatës Mjekët pa Kufij, e cila ndodhet në një kamp refugjatësh në Idomeni.
Me mijëra vetë kanë mbetur të bllokuar në kufirin mes shteti helen dhe Maqedonisë pas nisjes së zbatimit të kufizimeve të dielën. Organizata e bamirësisë thotë se ka mjekuar me qindra njerëz që pretendojnë të jenë plagosur në përleshjet me policinë maqedonase - duke përfshirë këtu dhe kafshime nga qentë.
Emigrantët refuzojne të kthehen dhe arsyetimi i tyre është fare i thjeshtë. Në Siri luftohet prej 5 vjetësh, shprehen ata, në Afganistan ka luftë prej më shumë se tre dekadash. ISIS ekziston në Siri por ekziston dhe në Afganistan. Cili është atëherë dallimi mes afganëve dhe sirianëve.
Kryeministri grek paralajmëroi më herët nuk do të lejojë që vendi i tij të shndërrohet në një "depo shpirtërash”. Shumica e vendeve të BE-së vitin e kaluar votuan në favor të shpërndarjes së 120,000 refugjatëve në të gjithë bllokun. Por disa shtete të Evropës Lindore kanë refuzuar të pranojnë kuotat, ndërsa fluksi i të ardhurve me shumë gjasë do të vazhdojë. Sipas vlerësimeve të brendshme të qeverisë të raportuara në mediat lokale, deri në 2020-tën Gjermania pret qe të akomodojë rreth 3.6 milion refugjatë/ Top Channel
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?
-
E sportistëve
79.8%
-
E Komitetit Olimpik
10.9%
-
E qeverisë
9.3%
Vota total: 1333
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Merci Paris’, ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike! Tom Cruise 'zbret nga qielli' për flamurin
12 Gusht, 09:05
-
Digjet prej 6 ditësh Mali i Thatë, bie intensiteti i flakëve! 70 forca po punojnë për shuarjen e zjarrit
12 Gusht, 08:56
-
Tiranë/ I vuri zjarrin tokës së kushëririt, policia kap në ndjekje 58-vjeçarin e dyshuar! I gjendet dhe çakmaku me të cilin ndezi flakët (Emri)
12 Gusht, 08:48
-
Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania drejtuar Iranit: Mos e sulmoni Izraelin
12 Gusht, 08:47
-
Paris 2024/ Mbyllen Lojërat Olimpike, SHBA i merr Kinës vendin e parë me fotofinish! Medaljet e fituara në Olimpiadë, për Shqipërinë historike
12 Gusht, 08:31
-
Familja nga Afrika e Jugut zgjedh Shqipërinë për të kaluar pushimet e verës: Na pëlqeu biodiversiteti dhe ushqimet
12 Gusht, 08:23
-
Panik para ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike, evakuohet kulla 'Eiffel'! ‘Spidermani’ bën ngjitje aventurë në piramidën e hekurit
12 Gusht, 08:23
-
'Kur mirditasit i kishin propozue me e përcjellë jashtë atdheut, për mos me ra në dorë të komunistëve, Imzot Gjini ishte përgjegjë…”/ Historia tragjike e Ipeshkvit të Shkodrës, që u pushkatua në 8 mars ‘48
12 Gusht, 07:50
-
Plaçkiste bizneset në Trieste, 34-vjeçari shqiptar dëbohet pas dënimit me burg dhe gjobë
12 Gusht, 07:37
-
Lufta/ Media: Irani gati për të sulmuar Izraelin! Do ta bëjë para të enjtes! Ushtria izraelite: Iu përgjigjëm raketave nga Libani
12 Gusht, 07:26
-
Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë
12 Gusht, 07:18
-
Ata që nuk e gjejnë dashurinë nuk besojnë mjaftueshëm në aftësitë e tyre... horoskopi për sot
12 Gusht, 07:02