Refugjatët,Obama:Të hapim zemrat
të shtypim racizmin e superoritetin 

Refugjatët,Obama:Të hapim zemrat<br />të shtypim racizmin e superoritetin 
“ Duhet të hapim zemrat tona për të mirëpritur refugjatët në shtëpinë tonë dhe duhet të shtypim cdo lloj racizmi apo sjellje fondamentaliste apo idenë e superoritetit. Duhet të përqafojmë tolerancën dhe respektin për të gjithë njerëzit dhe kulturat” u shpreh presidenti Obama në fjalimin e tij të fundit në takimin e OKB në New York.

Pjesë e deklaratës së tij ishte sigurisht marrëdhënia me Rusinë dhe  situata e fundit në Siri. Ndonëse i ashpër ai u shpreh se Rusia po kërkon të rivendosë lavdinë e humbur përmes forcës. 

Barack Obama më pas u kthye që tu bëjë presion udhëheqësve globalë për ratifikimin e marrëveshjes së Parisit mbi klimën: nënshkruar dhjetorin e kaluar në kryeqytetin francez, por që ende nuk ka hyrë në fuqi.
“Nëse nuk veprojmë më kurajë, do të paguajmë pasojat si emigrimi masiv, qytete të zhytura nën ujë dhe dëshpërim. Duket të ketë një sens urgjence për të sjellë në fuqi marrëveshjen dhe të ndihmohen vendet e varfra dhe të shmangen format destruktive të energjisë ”, tha Obama.  

Marrëveshja e Parisit parashikon kufizimin e rritjes së temperaturës për 1.5-2 gradë.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit

Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit