Çështja e refugjatëve duket se ka vënë në lëvizje edhe shtetin shqiptar, ndonëse për trajtimin dhe sistemimin e  tyre në rast se ata vijnë në Shqipëri po merr vëmendjen e institucioneve të cilat do të bashkëpunojnë edhe me partnerët ndërkombëtar.
 
Ka qenë Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cili ka deklaruar, se shteti shqiptar është i përgatitur për një fluks të mundshëm emigrantësh nga Shqipëria drejt Italisë.

Tahiri ka shtuar se, vendi ynë po koordinohet me partnerët europianë për këtë çështje dhe se nuk ka vend për panik. 

Asnjë vend në botë nuk ia del dot i vetëm kësaj krize humanitare. Kështu që duhet bashkëpunim. Nuk ka vend për alarm, ne jemi të përgatitur dhe po koordinohemi me partnerët, sepse mendojmë se një problem evropian duhet zgjidhur bashkarisht”, ka thënë Tahiri. 

Duke qenë se një situatë e tillë mund të rikthejë “Lulëzimin” e fenomenit të trafiqeve të qënjeve njerëzore, Ministri i Brendshëm ka deklaruar se, shanset që ky fenomen të ndodhë janë thuajse zero.
 
Mijëra refugjatë vijojnë që të enden sa në një vend në tjetrin, për të kaluar më pas në vendet e bashkimit Evropian në mënyrë që ti shpëtojnë luftës në vendet me probleme.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)