Shteti grek shpreson se situata në kampin e refugjatëve në Idomeni, në kufirin me Maqedoninë, ku janë bllokuar rreth 14.000 refugjatë, do të përmirësohet brenda javës së ardhshme.
“Shpresoj që situata në Idomeni do të rregullohet deri në javën e ardhshme pa qënë i nevojshëm përdorimi i forcës”, tha sot për mediat greke zëvendësministri i Mbrojtjes, Dhimitris Vicas, i cili është përgjegjës për koordinimin e fluksit migrator.
Ai theksoi se qeveria do të gjejë mënyrat e përshtatshme për të bindur refugjatët, shumë prej tyre me fëmijë, që të drejtohen për t’u akomoduar në qendrat pritëse në të gjithë vendin.
Vicas bëri me dije se rreth 400 persona u larguan nga Idomeni një ditë më parë për t’u orientuar drejt qendrave aty pranë, në veri të Greqisë./ATA/
/Shqiptarja.com