Pas shumë orë pritjesh emigrantët nga lindja e Mesme kanë arritur të thyejnë kordonin e policisë kroate. Me qindra refugjatë janë futur në territorin kroat, me qëllim vazhdimin e rrugës për në Gjermani. BBC shkruan se kordoni i policisë në qytetin e Tovranikut është thyer pas përlasjeve mes emigrantëve dhe forcave speciale që ruanin kufirin.
Kroacia nga ana e saj është treguar e gatshme të pranojë rreth 6 mijë refugjatë, por me kushtin që ata të kërkojnë azil në shtetin e tyre. Sipas autoriteteve kroate ata që nuk kërkojnë azil do të trajtohen si emigrantë të paligjshëm.
Më herët emigrantët janë përleshur me policinë, duke krijuar një situatë kaotike. Dëshira për të kaluar kufirin ka bërë që shumë prindër të humbasin fëmijët e tyre, ndersa një ri në krah të policëve kërkonte vëllain e tij. Policia nga ana e saj ka ndihmuar fëmijët, ndërsa shumë refugjatë shfaqen të lodhur për shkak se u kanë mbaruar rezevat e ushqimit dhe ujit.
Situata që është krijuar në kufirin Hungarez dhe Kroat ka bërë që udhëheqësit e Bashkimit Europian të thërrasin një samit urgjent javën e ardhshme për të diskutuar për krizën.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO