Ekziston një risk i vogël që emigrantët të kalojnë nëpërmjet Shqipërisë për të hyrë në vendet e Bashkimit Europian, por megjithate vendi yne nuk ka gjasa te behet porte hyrese e refugjateve. Ka qenë kjo deklarata që ka dhënë admirali Luigi Mantelli ish- shefi i mbrojtjes italiane duke shtuar se marrëveshja e Rusisë me Sirinë është rruga më e mirë për të vendosur stabilitet.
“ Nuk mendoj se Shqipëria do të jetë porta kryesore për emigrantët” u shpreh admirali Luigi Binelli Mantelli gjatë një interviste për gazeten Eu Observer.
Ai po ashtu shtoi se Shqipëria ka një dëshirë të madhe për të punuar me Bashkimin Europian sepse ajo dëshiron të jetë pjesë e tij dhe sepse është anëtare e NATO-s.
Shqetësimi ka ardhur pasi emigrantët mund të udhëtojnë drejt Shqipërisë pasi BE mbylli kufirin greko-maqedonas. Mbyllja e korridorit perëndimor të Ballkanit ishte pjesë e marrëveshjes të arritur mes liderëve europian dhe atyre të Turqisë.
Binelli Mantelli ka qenë shef i Mbrojtjes italiane nga viti 2013 deri në 2015. ai po ashtu ka marrë pjesë në operacionet gjatë krizës së emigrantëve në Itali në fillim të viteve '90. Bëhet fjalë për kohën kur në Shqipëri ra sistemi komunist dhe pati një eksod të shqiptarëve përmes Adriatikut.
Mantelli u shpreh se kriza e viteve 90 tregoi që forcat nuk mund të ndalnin anijet e emigrantëve. Ai kujtoi incidentin e Vlorës në vitin 1991, kur mijëra emigrantë shqiptarë detyruan një anije mallrash të hynte në portin e Barit në Itali.
“Ne u përpoqëm për t’i ndaluar me masat tona por ishte e pamundur sepse ishte e rrezikshme për njerëzit në bord kështu që ata hynë në port”-tha ai.
“Kur je në det çdo operacion shpejt kthehet në një operacion shpëtimi. Nuk është teatër. Edhe gjatë luftës së dytë botërore trupat tanë shpëtonin njerëz”.
Mantelli u shpreh se Italia stabilizoi krizën e viteve '90 duke punuar me qeverinë post-komuniste shqiptare. Kjo ishte mënyra për të ndalur vërshimin e emigrantëve.
“Ky është një problem inteligjence, mbikëqyrjeje dhe interpretimi. Duhet bashkëpunim I fortë mes vendeve të përfshira”.
Mantelli i cili tashmë është në pension u shpreh se ky është qëndrimi i tij personal dhe jo mendimi i ushtrisë italiane.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO