TIRANE - “Nuk ka indicie që Shqipëria të përballet me fluks emigrantësh”. Kështu ka deklaruar komisionari i BE-së për migrimin, Dhimitris Avramopulos, gjatë takimit në Tiranë me Ministrin e brendshëm Saimir Tahiri. Në rast të kundërt u shpreh Komisioneri, Shqipëria do të ndihmohet financiarisht nga BE.
...
Shqipëria është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj përballë fluksit të refugjatëve sirianë që largohen nga lufta në atdheun e tyre drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Kështu u shpreh ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri gjatë një konference për mediat me Komisioneri europian të Emigrimit, Dimitris Avramopoulos. Por ky angazhim për tu radhitur krah vendeve që i mirëpresin refugjatët, sipas Tahirit duhet të shkojë paralel me një plan të përbashkët evropian, për të pasur veprime të koordinuara.
"Fluksi të emigrantë, e cika është një shqetësim dhe emergjencë humanitare që i bën thirrje vlerave më të larta të shoqërisë dhe solidaritetit mes popujve në raste të tilla. Shqipëria është e gatshme të bëjë detyrat e saj, vendi ynë është i gatshëm të mbajë përgjegjësit e veta, e konceptuar kjo si një përpjekje e vendit tonë në kuadër të një plani evropian. Jemi të gatshëm të kontribuojmë krah vendeve të be, pavarësisht se kush është anëtar apo jo ne mund t'ia dalim të përballemi me një emergjencë të tillë.
Duhet më shumë koordinim mes nesh duke pasur parasysh hapat e këtij procesi nga shkëmbimi i informacionit me vendet e rajonit e BE, deri tek pasja e strukturave solide për pritjen paraprake. Edhe kjo e konceptuar si një përpjekje e përbashkët e Shqipërisë me vendet e BE.
I shpreha shqetësim lidhur me domosdoshmërinë që kemi për të ecur para me një plan të tillë të përbashkët. Ne nuk duhet të jemi vonë për të pasur një plan evropian duhet të veprojmë shpejt dhe në kohë në mënyrë që çdo veprim të jetë i koordinuar. Kemi marrë mbështetjen e plotë të komisionerit duke e konceptuar si çështje evropiane me të cilën Shqipëria nuk duhet të jetë vetëm dhe nuk do të jetë vetëm", u shpreh Tahiri.
/Shqiptarja.com

VIDEO
mbështetje politike e financiare ">