Akademia Britanike e Filmit dhe e Arteve Televizive (BAFTA), në ceremoninë e mbajtur të dielën mbrëma, ka shpallur filmin “Home”, që është një bashkëproduksion kosovaro-britanik, si më të mirin në kategorinë Filmi i Shkurtër Britanik.
Nominimi për “Bafta” i filmit që fatin e refugjatëve e shtjellon në një pikëpamje universale, u bë suksesi i tretë më i madh i kinematografisë kosovare.
Lajmi për nominim erdhi më pak se dy muaj pasi ky film u nominua edhe për “European Film Award” dhe pas një viti qysh kur filmi “Shok” u nominua për “Oscar”.
Producenti i filmit, Shpat Deda, është shprehur i ngazëllyer pasi mori çmimin për Filmin më të mirë i Shkurtër Britanik, përmes një postimi në Facebook.
“Pa tekst! Ky çmim po vjen #Home (Në shtëpi)!!! Urime të gjithëve të përfshirë në Kosovë dhe Britani të Madhe! #Bafta2017 #Britishshortfilm #Win”, ka shkruar Deda.
Filmi “Home” me skenar dhe regji të Daniel Mulloy, trajton vuajtjet e refugjatëve dhe fatin e një familjeje e cila bëhet viktimë e zhvillimeve pa fajin e saj, duke u gjendur në situatë të njëjtë me refugjatët e vendeve të Lindjes.
Filmi është xhiruar kryesisht në Kosovë, përkatësisht në Janjevë dhe Graçanicë. Ai është kooproduksion i Kosovës dhe Britanisë së Madhe, me Jack O’Connell dhe Holliday Grainger në rolet kryesore.
Në këtë film luajnë edhe aktorët Arta Dobroshi, Shpat Deda, Zaki Ramadani, Eroll Bilibani, Mrinë Godanci, Elmedina Morina, Sally Campbell, Davud Karbassioun, Andrés des Rochers, etj.
(d.b/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.2%
-
Keq
40.7%
-
Nuk e di
16%
Vota total: 879
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Denari i argjendtë i Brutusit’, ndër monedhat më të vlefshmet dhe të rralla në botë! Njihuni me çmimin marramendës dhe historinë intriguese
9 Gusht, 14:47
-
IDF, tunel 3 km i shkatërruar në qendër të Gazës
9 Gusht, 14:41
-
Me aksione të dhuruara! Nesër prezantohet administratori i ri i Kukësit, trajneri dhe zv/trajneri (Emrat)
9 Gusht, 14:33
-
Lufta/ United Airlines pezullon fluturimet për në Tel Aviv
9 Gusht, 14:25
-
VIDEO/ Jasir Asani rikthehet të mrekullojë, shënon supergol me vlerën e tri pikëve dhe feston me 'shqiponjë'
9 Gusht, 14:24
-
Pamjet dramatike/ Arratisja! Ushtari rus hedh nga makina trupat e vdekur, po përndiqeshin nga droni (VIDEO)
9 Gusht, 14:16
-
Superliga/ Përcaktohet java e parë e kampionatit, luhet edhe të hënën
9 Gusht, 14:13
-
Lufta/ 'Për të arritur marrëveshjen Hamasi kërkon lirimin e liderit palestinez që Izraeli mban të burgosur, SHBA bie dakort
9 Gusht, 14:12
-
Urdhri i mjekëve kundër Aktit Normativ të Qeverisë: Jemi shmangur, tani shtojcë të Ministrisë! Të ribëhet ligji
9 Gusht, 14:07
-
Lufta Izrael - Hamas/ Italia mbështet përpjekjet e SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit për armëpushim në Gaza
9 Gusht, 14:05
-
VIDEO/ Myrto Uzuni gjen golin me Granadan
9 Gusht, 14:00
-
Telefonata e Ramës me Erdogan, flet ambasadori turk: Pastroni arsimin e fenë nga ‘Feto’! S'do lejojmë të helmojnë marrëdhënien tonë
9 Gusht, 13:56