Mbërritja e një pjesë të madhe të refugjatëve sirianë, në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë është ajo që ka ngritur në këmbë forcat e kufirit dhe ata të ndërhyrjes së shpejtë që janë duke patrulluar të gjithë brezin e gjelbër.
 
Kjo të paktën për pjesën juglindore të vendit është mjaft evidente.
 
Masat janë shtuar madje edhe postblloqet e ndryshme të policisë në pikat kyçe të juglindjes.

devoll masat per emigrantet
 
Kamera e Report Tv ishte në Poncarë, fshati i rrethit të Devollit që është fshati më i afërt me Greqinë që ka shërbyer prej kohësh si pikë e kalimit ilegal të emigrantëve.

devoll masat per emigrantet

devoll masat per emigrantet
 
Zona është duke u patrulluar nga dhjetra forca të FNSH-së që po mbajnë në mbikqyrje brezin e gjelbër. Faktin për ekzistencën e forcave të policisë dhe të ndërhyrjes së shpejtë e konfirmojnë edhe banorët e zonës të cilët theksojnë se prej ditësh kanë parë forca të shumta policie që patrullojnë pjesën e kufirit teksa shprehen të shqetësuar për një mbërritje të mundshme të emigrantëve sirianë ilegalisht në këtë zonë. 
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)