Osama Abdul Mohsen, emigranti i cili u bë i famshëm pasi reporterja hungareze e pengoi duke e rrëzuar, teksa vraponte me djalin e tij në kufirin Serbo-Hungarez, tashmë ndodhet në Spanjë ku u ftua të vizitonte Santiago Bernabeu-n së bashku me djalin e tij Zied.
Osama e djali i madh ndoqën ndeshjen nga tribuna “VIP” ndërkohë që djali i vogël, Zied shoqëronte Cristiano Ronaldon në daljen e skuadrave në fushë.
Ish trajneri i ekipit Al-Futua SC në Siri ishte i ftuari special i vetë presidentit të klubit madrilen Florentino Perez dhe së bashku me djalin e tij Zied, i cili mbante veshur fanellën e Cristiano Ronaldos u ftuan të bënin një tour të plotë të stadiumit të famshëm Santiago-Bernabeu. Tani Mohsen mund të rikthehet të punojë si trajner futbollit tek Getafe, në periferi të Madridit, kryeqytetit të Spanjës.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com