Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu është shprehur për Report Tv se presidenti Ilir Meta i ka të gjitha argumentet për mosdekretimin e kandidaturës së Gent Cakajt për të qenë në krye të Ministrisë së Jashtme.
Shehu u shpreh për Cakajn se ishte një kandidat me staturë të dobët dhe se opinionet e dhëna prej tij për ndryshimet e kufirit territorial Kosovë-Serbi shkojnë paralelisht me qëndrimet e Beogradit.
“Deklaratat e tij bien ndesh me interesin tonë kombëtar dhe politikat e BE-së në rajom, si dhe me politikën e jashtme të Shqipërisë në gjithë këto vite”, u shpreh më tej ai.

Deputeti demokrat e përmbylli duke thënë se qeveria e PS-së është një qeveri e dështimit dhe shkërrmoqjes.
/r.k./Shqiptarja.comKomente


I ja bete mure preshi jetij Tritanit ndaj presh presh qe ti zere by... lesh
Përgjigju