Refuzimi i lejes për tubim/ PD-LSI: Diaspora mbanë gjallë Shqipërinë, Rama i pengon të protestojnë

TIRANE-Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili akuzon qeverinë se nuk lejon protestën e diasporës para Kryeministrisë, pasi ka frikë. Përmes një deklarate për mediat, Vasili u shpreh se diasporës po tentohet që t’i hiqet e drejta e reagimit. “Frika që ka kapur kryeministrin nuk kurseu as diasporën. Tentohet që t’i hiqet e drejta e reagimit diasporës. Edhe shqiptarët që nuk jetojnë në Shqipëri robtohen jashtë vendit nëpër botë, ndërsa te Unaza e Re shikojnë vjedhjen galopante. Diaspora donte të reagonte. Njerëzit që me mund dhe djersë po mbajnë në këmbë edhe shqiptarët këtu nuk lejohen të protestojnë. Padrejtësisë që po bëhen kanë zgjuar diasporën”tha ai.

Ndërkohë që përveç, LSI-së ka reaguar edhe PD. Edi Paloka shprehet se Rama urdhëroi ministrin e Brendshëm që në kundërshtim me ligjin të pengojë protestën. “Frikacaku ka urdheruar ushtar Lleshin , qe ne kundershtim me ligjin dhe Kushtetuten, te pengoje protesten e njoftuar nga emigrantet dhe diaspora per ne daten 28 dhjetor. Ky ish-emigranti dhe ish-protestuesi...Po pse ka frike dhe ju mohon nje te drejte elementare atyre qe praktikisht e mbajne ne kembe kete vend financiarisht edhe pas kaq vitesh? Ka frike sepse protesta e tyre tregon se shqiptaret brenda apo jashte vendit, sot jane bashke, te gjithe kunder tij. Ka frike sepse ata vijne nga vende qe dijne se c’eshte liria, nga vende ku per te drejtat luftohet. Ka frike sepse ata as nuk i ble e as nuk i kercenon dot. E meqenese nuk e merr dot edhe drejtimin e protestes se tyre, sic premtoi per studentet, atehere ka urdheruar ndalimin e protestes. Po ka harruar qe ata nuk marrin leje tek Rama per te drejten e tyre...”tha ai.

Në datë 24 dhjetor, ideatori Genc Sejko i njohur si “njeriu i memeve” dorëzoi në Policinë e Tiranës një kërkesë për protestë nga data 28-30 dhjetor në intervale të ndryshme kohore përpara Kryeministrisë. Dje, drejtori i Policisë së Tiranës i ktheu përgjigje Sejkos duke refuzuar kërkesën për protestë me arsyetimin se ‘pengon lëvizjen e mjeteve të emergjencës, qarkullimin e mjeteve të transportit publik dhe privat, ndërpret veprimtarinë e institucioneve’. Drejtoria e Policisë së Tiranës paralajmëron se në rast proteste drejtuesit dhe pjesëmarrësit do të procedohen. 

Pergjigja e drejtorisë së Policisë së Tiranës

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive