Refuzimi i Nishanit për Zhitin
Rama: Është ridënim per poetin

Refuzimi i Nishanit për Zhitin<br />Rama: Është ridënim per poetin
TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka vendosur të flasë për herë të parë publikisht  në lidhje me vendimin e Presidentit Nishani për të mos dekretuar Visar Zhitin ambasador të vendit tonë në Vatikan.
 
Në një status në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shkruan se ndonëse ishte zotuar të mos komentonte në publik kundërshtitë ndaj Presidentit të republikës, nuk mund të heshtte ndaj një ridënimi, siç e quajti ai, që kreu i shtetit i bën për qëllime politike poetit disident të regjimit komunist Visar Zhiti.
 
“Jam zotuar të mos i komentoj në publik kundërshtitë e mia ndaj Presidentit të Republikës. Sepse Bujar Nishani është kalimtar, ndërsa Presidenti i Republikës është një institucion themelor i shtetit shqiptar – edhe pse i rrënuar nga Partia Demokratike në pushtet, njësoj si tërë shteti që ai pushtet la pas në 23 qershor. Por sot, unë nuk mund të hesht dot në asnjë mënyrë. Sepse ky është ridënimi i Visar Zhitit. ky ridënim është fatkeqësisht më i hidhur se dënimi i parë. Sepse një i dënuar i diktaturës komuniste për lirinë poetike, nuk mund të ridënohet sot nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë për qëllime politike”- shkruan Rama.
 
Në shkrimin që mban titull “Ridënimi i Visar Zhitit”, kryeministri Edi Rama thekson faktin se Zhiti është një nga figurat politike që nuk ka fyer asnjëherë askënd e që konsensusi i palëve politike në komisionin e Jashtëm ishe për shkak të kontributit që ai ka dhënë në letërsinë shqiptare, por jo vetëm. “Të gjithë në unison në mbështetje të kësaj kandidature ndërsa argumenti i presidentit, -shkruan Rama, -lidhet me cenimin që sipas kryetarit të shtetit Visar Zhiti i ka bërë Kishës Katolike në një prononcim publik.
 
“E propozojmë për ambasador të Shqipërisë në Vatikan. Një figurë lokale e kishës katolike shqiptare prononcohet me rezerva ndaj tij. Prononcim i papranueshëm për të cilin vetë ati në fjalë kërkon ndjesë publike. Komisioni i Jashtëm i Kuvendit i jep Visar Zhitit mbështetje pa asnjë rezervë. Vetë Selia e Shenjtë, përmes Nuncit Apostolik në Tiranë, na përcjell mirëpritjen më të ngrohtë për propozimin, me fjalët më të mira për kandidaturën. Kandidatura është në tryezën e Presidentit të Republikës për firmë. Presidenti i Republikës, përmes një prononcimi për një emision lajmesh deklaron mosdekretimin e Visar Zhitit! Argumenti i zotit President? Kandidati për ambasador i Republikës së Shqipërisë në Vatikan, paska cënuar kishën me një prononcim publik! Një prononcim ky i fundit në fakt, krejt i pafajshëm dhe, njësoj si poezitë e pafajshme dikur, rifabrikohet si arsye e lartë shtetërore për të ndëshkuar Visar Zhitin”, - shkruan Rama.
 
Pak ditë më parë qeveria i propozoi Kuvendit të Shqipërisë emërimin e Visari Zhitit ambasador në Vatikan, propozim i cili u kalua me konsensus në komisionin parlamentar për Politikën e Jashtme, por nga ana tjetër ka rënë në kundërshtinë e Presidentit Nishani, i cili është shprehur se nuk do ta dekretojë. Sipas kreut të shtetit, ky vendim nuk lidhet me emrin konkret të Zhitit, por me faktin se mazhoranca ka shkelur procedurat për emërimin e ambasadorëve. Në një qëndrim të dytë për mediat, presidenti Nishani u shpreh se nuk do të dekretojë Zhitin pasi sipas tij ka fyer kishën.

Statusi i plotë i Ramës në rrjetin social “Facebook”
RIDËNIMI I VISAR ZHITIT

Poet i rrallë. I burgosur politik i diktaturës. Shqiptar edhe më i rrallë. I vetmi deputet e ministër i Partisë Demokratike që s’ka fyer kënd dhe as ka shpifur për askënd. Një periudhë shërbimi në diplomaci me kontribut për kulturën. Botues i një volumi dinjitoz në italisht në nderim të Nënë Terezës.

E propozojmë për ambasador të Shqipërisë në Vatikan. Një figurë lokale e kishës katolike shqiptare prononcohet me rezerva ndaj tij. Prononcim i papranueshëm për të cilin vetë ati në fjalë kërkon ndjesë publike. Komisioni i Jashtëm i Kuvendit i jep Visar Zhitit mbështetje pa asnjë rezervë. Vetë Selia e Shenjtë, përmes Nuncit Apostolik në Tiranë, na përcjell mirëpritjen më të ngrohtë për propozimin, me fjalët më të mira për kandidaturën.

Kandidatura është në tryezën e Presidentit të Republikës për firmë. Presidenti i Republikës, përmes një prononcimi për një emision lajmesh deklaron mosdekretimin e Visar Zhitit!

Argumenti i zotit President? Kandidati për ambasador i Republikës së Shqipërisë në Vatikan, paska cënuar kishën me një prononcim publik! Një prononcim ky i fundit në fakt, krejt i pafajshëm dhe, njësoj si poezitë e pafajshme dikur, rifabrikohet si arsye e lartë shtetërore për të ndëshkuar Visar Zhitin.

* * *
Jam zotuar të mos i komentoj në publik kundërshtitë e mia ndaj Presidentit të Republikës. Sepse Bujar Nishani është kalimtar, ndërsa Presidenti i Republikës është një institucion themelor i shtetit shqiptar – edhe pse i rrënuar nga Partia Demokratike në pushtet, njësoj si tërë shteti që ai pushtet la pas në 23 qershor.

Por sot, unë nuk mund të hesht dot në asnjë mënyrë. Sepse ky është ridënimi i Visar Zhitit. Fatmirësisht më i lehtë se i pari. Sepse poeti nuk do të kyçet në burg; djali nuk do të shkëputet për së gjalli nga nëna; bashkëshorti nuk do të ndahet me përdhunë nga gruaja.

E megjithatë, ky ridënim është fatkeqësisht më i hidhur se dënimi i parë. Sepse një i dënuar i diktaturës komuniste për lirinë poetike, nuk mund të ridënohet sot nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë për qëllime politike.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen