Chelsea i miliardave, që sapo ka ndryshuar pronësinë, ka bërë një tjetër paraqitje zhgënjyese në fillim të këtij sezoni në Premier League, pasi është mposhtur 3-0 nga Brentford. Blutë e Londrës, të cilët drejtohet nga Xabi Alonso e mbyllën pjesën e parë pa gola, ndërsa në të dytën u ndëshkuan 3 herë nga Anthony fillimisht dhe më pas nga Thiago dhe Carvalho.
Pas 5 javësh kampionat kjo ishte humbja e dytë radhazi që i rendit përkohësisht në vendin e 7, ndërsa pritet të zbresin akoma më shumë pas ndeshjeve të tjera.
Në Gjermani Bayern Munich ka shkaktuar tërmet 7 ballë, pasi ka shkatërruar me rezultatin 7-0 Union Berlinin. Festivalin e golave e nisi Musiala në minutën e 18, ndërsa në vijim Harry Kane dhe Olise do të vulosnin pjesën e parë.
Në të dytën Kane dhe Saibari i dërguan shifrat në 5-0 para se Olise të vuloste shifrat përfundimtare me ‘dopietë’. Në total futbollisti francez realizoi 3 gola në këtë përballje, ndërsa Bayern demostroi potencialin e jashtëzakonshme që ka në sulm.






Komente
Komento