Refuzimi i rezolutës së Srebrenicës, analisti nga Kosova: Berisha u zgjua i pari, bëri kurthin gati dhe Rama ra brenda! Turp që Shqipëria ende nuk e ka dënuar gjenocidin

Refuzimin për të votuar rezolutën e Srebrenicës, u cilësua si një “turp” i parlamentit shqiptar nga Nexhmedin Spahiu, analist nga Kosova i cili foli rreth kësaj çështjeje në studion e Report Tv.

I ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu, analisti tha se është së pari i patolerueshëm fakti që vendi ynë nuk e ka votua prej kohësh këtë rezolutë dhe se dyti që refuzojë tani.

“Ky është turpi më i madh që ka bërë parlamenti i Shqipërisë që ka bërë ne 30 vite. Mosovotimi i deritanishëm i kësaj rezolutë është një turp për Shqipërinë. Ajo është e fundit në Ballkan që nuk e ka dënuar këtë gjenocide. I kuptoj inatet e brendshme , por është e patolerueshme që për këto inate të cenohet interesi jonë kombëtar.”, u shpreh ai.

I pyetur lidhur me arsyen përse vendosi Sali Berisha pas 27 vitesh të propozonte këtë rezolutë, ai tha “më mirë vonë se kurrë”. Spahiu tha që njerëzit nuk e kanbë pritur aspak mirë këtë refuzim, ndërsa shtoi se kjo mund të ndikojë edhe në turizmin shqiptar.

“Më mirë vonë se kurrë, del që Berishës ai ka dal gjumi më herët se socialistëve. Natyrisht që është për t’u kritikuar pse nuk e ka bërë më herët. Bujkut në Bosnje nuk interesojnë inatet brenda Shqipërisë, ai e di që të gjithë të tjerët e kanë dënuar, por Shqipëria jo. Shqipëria nuk e ka përjetuar lufta, i duken përralla me mbret, por në vendet e tjera të rajonit, lufta është një gjë e tmerrshme, ajo ndihet nga akademiku deri te bujku. Në Bosnje janë vrarë 150 mijë boshnjakë. Kjo mund të ketë ndikim në turizëm, pasi mund të refuzojnë të vijnë të kalojnë pushimet aty. “, u shpreh ai.

Analisti theksoi se turpi i “ngeli” në dorë Ramës, sepse pavarësisht se Berisha u vonua të propozonte një rezolutë për masakrën e Srebrenivcës, e bëri dhe “u zgjua nga gjumi”.

“Akuzat kundërakuzat kanë vend, por në fund veprimi mbetet. Pocat janë thyer në duart e Ramës, turpi i ngeli atij, jo Berishës. Berisha i bëri kurth Ramës dhe ai ra brenda. “, tha ai.

Analisti e cilësoi aplikimin e Kosovës për në KiE një lajm tepër të rëndëishëm.

“Zhvillimi i rëndësishëm, pas daljes së Rusisë, gjasat që të anëtarësohemi të mëdha. Anëtarësimi bën një shtysë për anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB.”, u shpreh ai.

Kujtojmë se ditën e djeshme Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e deputetit Tritan Shehu, mbështes i ish-kryeministrit, për të votuar rezolutën që dënon gjenocidin serb në Serbrenicë në Bosnjë-Hercegovinë.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion