Refuzimi i votimit elektronik, reagon Basha: U flak në plehra beteja e demokratëve! Pazari me sabotimin e reformës zgjedhore doli sërish në sipërfaqe
Refuzimi i PD-së për votimin elektronik
Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj vendimit për të hequr votimin dhe numërimin elektronik, duke e quajtur atë një akt poshtërues ndaj betejës së demokratëve.
Basha thekson se pazarët e fshehta për sabotimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore tregojnë se dyshja po mbron pushtetin e njëri-tjetrit dhe se të dyja palët kanë humbur çdo legjitimitet moral e politik. Ai bën thirrje për ndëshkimin e tyre përmes votës, duke theksuar se Shqipëria meriton një alternativë më të mirë.
‘Të flakësh në plehra betejën disavjeçare të demokratëve për votim dhe numërim elektronik, është një akt poshtërues, që dëshmon edhe njëherë se Berisha dhe grupimi i tij u shërbejnë vetëm interesave të tyre të vogla dhe meskine.
Pasi bashkoi votat me Ramën për amnistimin e turpshme të të korruptuarve, pasi bashkoi votat me Ramën për mbylljen e listave, pas pazarit për vulën, Berisha ka humbur çdo legjitimim moral dhe politik, duke u shfaqur si paterica e Ramës, me të cilin ndanë të njëjtin fat.
Frika e tyre përballë qytetarëve, që e kanë kuptuar pazarin e pistë me sabotimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, del sërish në sipërfaqe me pengimin e votimit elektronik, përmes të cilit duan të mbrojnë pushtetin e Ramës dhe teatër-opozitën e Berishës.
Të dy nuk kanë më çfarë t’i japin Shqipërisë, të dy duhen ndëshkuar me votë, pasi të votosh Ramën do të thotë të mbash si pseudo opozitë Berishën, të votosh Berishën do të thotë të mbash në pushtet Ramën.
Shqipëria meriton më shumë!’, shkruan Basha në Facebook.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet 2025/ ‘Krizë’ për votimin e numërimin elektronik! PD kundër: S'e duam! KQZ ofron Durrësin e Elbasanin! PS e LZHK preferojnë Tiranën
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
48.1%
-
Jo
46.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 2698
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ilir Demalia: Fort i (pa) nderuari Sali Berisha, kam një sfidë publike për ty
27 Janar, 19:09
-
Jakin Marena: ‘Shkrehja’ e PD, pse demokratët ndjehen në turp që kanë Berishën kryetar
27 Janar, 18:34
-
Zbardhen 'debatet' në mbledhjen e PS/ Veterania i kërkon Veliajt ashensor në seli, 'irritohet' Rama: Nëse duam të respektojmë luftën, s'duhet të kërkojmë asgjë për vete
27 Janar, 18:31
-
'Studio Live', Besart Logu zbulon në Report Tv: S'jam më pjesë e Bashës, bashkohem me PD-në e Berishës! Meçe: Basha e Berisha bënë lojë 4 vite
27 Janar, 18:22
-
Krijimi i Bankës Shtetërore për Zhvillim, kundërshtitë mes Tabakut dhe Berishës
27 Janar, 17:43
-
VIDEO/ Të përndjekurit politikë, mashtrimet e Berishës në 34 vjet! Nga konferenca e 13 gushtit 1992, tek greva e urisë së vitit 2012
27 Janar, 17:07
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
PS me zyra në ndihmë të diasporës, Klosi injoron akuzat e opozitës: S'mjafton KQZ, duhen asistuar atje, 1 në 3 refuzohet! Në Tiranë më shumë forca për 11 majin
27 Janar, 15:42
-
Dorëheqje për primaret? Berisha refuzohet nga krerët e degëve! Në Gjermani 'nuk gjen kohë' për emigrantët
27 Janar, 15:37
-
KQZ pranon deri sot 50 mijë shqiptarë për votim nga diaspora! Refuzimet po kapin 30 mijë raste
27 Janar, 15:33
-
Vota e Diasporës/ Ambasadori spanjoll nga Elbasani: Emigrantëve duhet t’u jepet mundësia që të votojnë, e rëndësishme (VIDEO)
27 Janar, 14:58
-
Zgjedhjet/ Karabina: Demokratët Euroatlantikë s’do bëjnë koalicion me Berishën, jo aleancë me ‘non grata’! Rama i dha vulën që ta ketë përballë, Trump ftoi vetëm Bashën
27 Janar, 14:43