Refuzohet kërkesa për ndërprerjen
e paraburgimit të Nehat Thaçit

Refuzohet kërkesa për ndërprerjen<br />e paraburgimit të Nehat Thaçit
Gjykata Speciale në Beograd e hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes së nënkolonelit të Policisë së Kosovës Nehat Thaçi që t`i ndërpritet paraburgimi, që i ishte caktuar në fund të muajit shtator nga Gjykata e Nishit.

“Me vendimin e gjyqtarit për procedurë paraprake më 13 tetor janë refuzuar  propozimet e mbrojtësve të të pandehurit për përfundimin paraburgimit “, ka thënë për agjencinë e lajmeve “Tanjug” zëdhënësja e gjykatës, Tanja Koljenshiq.  

Kundër këtij vendimi nuk mund të apelohet, kështu që Thaçi aktualisht mbetet në paraburgim.

Thaçi ka qenë në paraburgim që nga 28 shtator, kur ai u arrestua në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në Nish në paraburgim në vitin 2010.

Thaçi u transferua më pas në Beograd dhe më 10 tetor ai dëgjoi Prokurorinë për Krimin e Organizuar, i cili ka filluar një hetim kundër tij për veprën penale të terrorizmit.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri