Kërkesa e të dënuarit me burg përjetë, Ardian Çapjas për të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij, është refuzuar nga Drejtoria e Burgjeve për arsye sigurie. Kërkesa u paraqit mëngjesin e sotëm.

Sipas burimeve, mësohet se policia nuk ka kthyer përgjigje që të merrte përsipër sigurinë. 

Varrimi i nënës së Çapjas ka nisurnë orën 14:00 në Elbasan.

Çapja është dënuar për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit më 15 gusht të vitit 2012 në banesën e tyre. Gentian Beqiri alias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si  utor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve. Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të shtëpisë së tij në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij, Nezir Beqirin.

Dy efektivët e policisë u akuzuan për shpërdorim detyre. Ardian Çapja ka deklaruar në gjykatë se procesi ndaj tij për vrasjen është montuar nga Prokuroria e Elbasanit dhe nuk është zbardhur pasi bëhej fjalë për përfshirje të politikës. Ardiani është kreu i grupit kriminal të njohur të Çapjave të Elbasanit dhe vëllai i Sokol Çapjes, që u ekzekutua në vitin 2005 nga Gentian Beqiri.

Në vitin 2017 Çapja u ka shpëtuar 3 atentateve me armë dhe eksploziv. Atentatet ndaj tij janë lidhur me përplasjet e vjetra ku në shënjestër janë Çapjat. Sipas hetimeve të SPAK, banda e Suel Çelës kanë qenë autorë të tentativës për vrasje më 8 qershor 2020, ku Ardian Çapja mbeti i plagosur rëndë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:25
Ardian Çapja s’u lejua të merrte pjesë në varrimin e nënës, policia rrethon varrezat

Ardian Çapja, i dënuar me burgim të përjetshëm nuk do të vijë në Elbasan për t’i dhënë lamtumirën nënës së ndjerë.

Pavarësisht mungesës së tij, në varrezat e qytetit vihet re një prani e shtuar e forcave të policisë.

Fotoja janë realizuar pak minuta më parë në hyrje të varrezave.

Ceremonia e varrimit ka nisur në orën 14:00.