Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë duke dënuar me burgim të përjetshëm Ardjan Çapjan, Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun, nën akuzën e vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit në 15 gusht të vitit 2012.
Ndërsa Etjen Cani dhe Klajdi Dokoli u dënuan me nga nga 25 vite burg. Ndërkohë që bashkëpunëtori i drejtësisë, Ervis Bardhi u dënua me 15 vite burg.
Në 19 prill të këtij viti, GJKKO dënoi me burgim të përjetshëm Ardjan dhe Florenc Çapjan dhe Jorgo Lekun. Ndërsa Ardjan Çapja ka deklaruar në Gjykatë se procesi ndaj tij për vrasjen Gentian e Nezir Beqirit në gusht të 2012, është montuar nga Prokuroria e Elbasanit. Sipas tij, prokurori Ritvan Suka që po heton ngjarjen e shkurtit të 2016, ku mbetën të vrarë dy familjar të Çapjas dhe plagosjen e 8 të tjerëve, nuk po e zbardh sepse është përfshirë politika.
Si ndodhi vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit?
Babë e bir u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve. Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri. Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”. Të arrestuar për këtë ngjarje janë i penduari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani, Klajdi Dokoli.
Lajmi në përditësim...
B.V/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
69.6%
-
PD
10.5%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 313
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Apeli i GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, avokati: SPAK asnjë provë të re, presim që Gjykata e Lartë të bëjë ndonjë ‘çudi’ dhe ta lirojë! Abule në arrest shtëpie
13 Mars, 07:30
-
Ilir Yzeiri: Edhe njëherë për Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe idiotët e dobishëm të banaqeve
12 Mars, 18:18
-
Pritej të vendosej në listën e hapur, deputeti socialist Klevis Xhoxhi tërhiqet nga gara në Qarkun Elbasan
12 Mars, 17:56
-
Report Tv zbardh listën e mbyllur të PD për Qarkun Elbasan/ Pas deputetit Alizoti, Haxhinasto i Partisë së Lirisë! Ikën Sula
12 Mars, 17:49
-
Hyn në fuqi vendimi i Qeverisë për kanabisin mjekësor dhe industrial, do të ketë 10 zona dhe 138 parcela në të gjithë vendin (LISTA)
12 Mars, 15:16
-
Shtyhet edhe seanca e dytë në Apelin e GJKKO! Nesër në 10:00 shpallet vendimi, Veliaj: SPAK prova të reja me përgjime në paraburgim? Asnjë sekret në bisedat me familjarët
12 Mars, 07:46
-
Masa e Veliajt në Apelin e GJKKO, analisti Meçaj në Repoltix: Ja pse këta duan ta mbajnë Erion Veliaj në burg, nuk ekzistojnë kushtet që ai të arratiset
11 Mars, 22:10
-
Prova të reja kundër Veliajt, avokati Petraj: E paprecedentë në Apel! Gazetari Bala: Magjistratët s'guxojnë të sillen me bandat si me kryebashkiakun
11 Mars, 18:34
-
Konfliktet në familje, 54-vjeçari i vjedh vëllait ‘Range Rover-in’ në Elbasan, dy të tjerë përleshen në Cërrik! Policia i arreston të tre
11 Mars, 13:15
-
Seancë maratonë në Apelin e GJKKO/ Veliaj e Abule duan lirinë kundrejt garancisë pasurore! Avokatët kërkojnë të njihen me provat e reja, shtyhet për nesër (VIDEO)
11 Mars, 07:16
-
Kërkesa e Veliajt për lirimin nga burgu, Doçi: Gjyqtari Engert Pëllumbi konfirmoi lirinë e Berishës kur kundërshtarët prisnin ta kthenin në 'arrest shtëpie'
10 Mars, 18:57
-
Masakra e 1997 në Kuçovë ku u vranë 4 policë,GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Fran Marashin
10 Mars, 17:57