TIRANË- Komiteti i Investimeve Strategjike ka refuzuar projektin e kompanisë Mabetex, në pronësi të ish-zv.kryeministri i Kosovës Behgjet Pacollit, për të ndërtuar një investim turistik në Divjakë, me arsyetimin e shkelen ligjet në fuqi për ruajtjen e Parqeve Kombëtare.
Publikimi i këtij vendimi është bërë vetëm pak ditë më parë, ndërsa vetë vendimi ishte marrë në mars të këtij viti.
Në fakt, prej muajsh ishte vënë re që punimet në këtë rajon ishin pezulluar, pas fillimit të tyre me lejen e qeverisë shqiptare në vitin 2015. Projekti u quajt “Divjaka Resort” dhe parashikohej të shtrihej në një sipërfaqe gjigande prej 3,342 hektarësh hapësirë, nga të cilat 200 hektarë do të ishin plazh, ndërsa 1,050 hektarë pyll. Aty parashikohej që të ndërtoheshin 370 vila dhe 2,350 apartamente, në të cilat mund të akomodoheshin deri në 18,000 turistë.
Për të stimuluar zhvillimin e faunës dhe florës projekti parashikonte edhe një lagunë prej rreth 1,270 hektarësh. Por projekti hasi, veç të tjerash, edhe në kundërshtimin nga shoqatat ambjentaliste, ndërkohë që autoritetet shtetërore konstatuan shumë shkelje ligjore që paraqiste masterplani i resortit të planifikuar nga Mabetex.
Komiteti i Investimeve Strategjike, që kryesohet nga kryeministri Edi Rama, ka vendosur “Mospranimin e kërkesës për përfshirjen e projektit investues “Divjaka Resort Albania”, me subjekt investues Mabetex Group, në Divjakë, në procedurën e veçantë, pasi tipologjia e projektit të paraqitur nuk është në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e mjedisit dhe legjislacionin për zonat e mbrojtura”.
Komente


Si ka mundesi qe e paskerkan ndaluar!! SI ka dhene leket Bexheti!!! Se per popullin dhe Shqiperine nuk pyet me njeri! Kur degjoj bravo qeveria me vjen per te vjelle!! Vetem per Shqiperine nuk duan tja dine fare!!Shikojne Xhepat e tyre!! Pike!!Faleminderit per Komentin po e nxorret!!
PërgjigjuBravo Qeveria
BRAVO,,QEVERIA,,,E GJITHE ZONA BREGDETARE E SHQIPERISE DUHET TE VIHET NEN JURIDIKSIONIN DIREKT TE QEVERISE,,TE HIQET PERJETSISHT NGA MENAXHIMI I BASHKIVE...
PërgjigjuÇ fare manie...... si e si o Zot të ndertojne mu në det. Ore po ka male ore baj ga me tutje o ditezinj. Ndertojeni resortin rrëzë malit dhe lejeni bregun të virgjer. Në breg mund të kete objekte portative të cilat hiqen pas sezonit të veres. Restorante e bare portative prej druri qe te c montohen pas sezonit turistik. Kurse resorti i mirfillte rrëzë maleve.
PërgjigjuKëtu mysafirët turist do ishin me shumicë nga moska dhe beogradi , sepse ky mabetek dhe pacolli jan në pronsi të tyre!
Bravo Severino,nuk na duhet ne catastrofe ambientale qe te prismi pejsazhin e bulgur te Divjakes,te shkoje ra bene ne Kroaci kete masaker ky Pacolli,,,oh na be' deti kos
PërgjigjuPo ky resosort i jep zhvillim vendit bukuri turizem si gjith bota shqiptare budallenj
po ik o lebo ti me gjith ambientin tend, projekte te tilla i duhen shqiperise ti do vazhdosh te jetosh ne shkurre.
Bravo për Shqipërin...!!!
Përgjigju