Refuzohet oferta 60 milion euro e Telekom Serbia, zyrtarët: Mund të lindin kontradikta

Refuzohet oferta 60 milion euro e Telekom Serbia, zyrtarët: Mund të lindin kontradikta

Foto ilustruese

Zyrtarët shqiptarë nuk e mirëpresin futjen në tregun e telefonisë mobile të kompanisë Telekom Serbia.

Burime të brendshme kanë bërë të ditur se drejtuesit e ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës gjatë një takimi të zhvilluar me përfaqësues të kompanisë serbe i kanë shprehur atyre faktin se futja në tregun e telefonise celulare mund të rezultojë problematike edhe për vetë Telekom Serbia për shkak të ngjyrimeve politike që mund të marrë.

Nga burimet është mësuar gjithashtu që Telekom Serbia ka bërë ofertën më të mirë financiare me rreth 60 mln euro për të blerë Telekom Albania.

Drejtuesit e lartë shqiptarë i kanë shprehur kompanisë se Shqipëria i vlerëson investitorët serbë në ekonominë shqiptare, por në këtë sektor strategjik mund të lindin shumë kontradikta.

Interesi  i “Telekom Serbia” për të marrë pjesë në garën e blerjes së “Telekom Albania” është përshëndetur nga ministri serb i Tregtisë dhe Telekomunikacionit, Rasim Lajic.

Në një komunikim për mediat, ministri serb e konsideron një lëvizje të mirë, por edhe mjaft të logjikshme, që flet vetë për fuqinë dhe potencialin e kësaj kompanie.

Sipas Lajic, nëse do hynte në tregun shqiptar, “Telekom Serbia” do tregojë aftësinë e saj për të investuar edhe në tregje të tjera rajonale si Shqipëria, përveç atij të Malit të Zi dhe Bosnjës, ku është tashmë prezente.

Sipas kreut të komunikacionit serb, nëse Telekom Serbia arrin të blejë “Telekom Albania”, kompania serbe mund të kthehet në një lider të telekomunikacionit në Ballkan, ndonëse e pranon se është ende herët të flitet për rezultatin. Marrë nga Albanian Enterprise Institute

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DoniAl: 04/10/2018 13:04

    Blerja e telekomit shqiptar nga telekomi serb i cili shteti serb e ka ne pronesi dhe i cili ka marredhenie historike armiqesore ndaj shqiperis e shqiptare perbene rrezik te larte te sigurise kombtare, me nje blerje te tille evetuale thirrjet te shqiptarve padyshim do te pergjoheshin dhe do ju percjellnin nje shteti armiqesor te huaj sic eshte serbia rrjedhimisht edhe rusis dmth. dy shtete anti shqiptare dhe anti NATO, praktikisht te gjitha te dhenat private te shqiptareve do ti kishte ne dore serbia, edhe po ti ofronte 1 miliard shteti shqiptar kete blerje duhet ta bllokoj ne cdo menyre dhe forme, me pelqen kur thojne qe ky investim nuk eshte i mireseardhur duke mos paragjykuar investimet tjera si ne fushen e turizmit e hoteleris por jo ne kete sektor.

    Përgjigju
  • Anton: 04/10/2018 11:36

    Ani le te japim babes erdokar Vetem po e mori baba erdokar nuk ka problem

    Përgjigju
  • opioninion: 04/10/2018 10:41

    mund te kemi lufte midis serbise dhe shqiperisa asyja eshte per shqiperine vjeter qe kufison midis kosoveqe eshte tropoja vjeter deri nevojvodine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu