SARANDË- Lilo Mera, 26-vjeç është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për kundërshtim të efektivëve të policisë, pasi nuk kishte pranuar që të gjobitet për një shkelje të qarkullimit rrugor.
I riu i ka marrë policit pajisjen elektronike të gjobave dhe më pas ka ushtruar dhunë ndaj tij. I përfshirë në ngjarje ka qenë edhe vëllai i tij, i cili është shoqëruar në polici.
‘Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 26 vjeç, banues në Ksamil. Ky shtetas, gjatë ditës së djeshme, në rrugën Butrinti, Ksamil, (rast i bërë publik dhe me pamje filmike në rrjetet sociale) kundërshtoi me dhunë punonjësit e qarkullimit rrugor të Sarandës, gjatë ushtrimit të detyrës për plotësimin e procesverbalit të shkeljes rrugore.’- njofton policia.