Prokuroria e Përgjithshme ka nisur një hetim disiplinor për prokurorin Dritan Gina, ish-drejtues i Prokurorisë së Elbasanit. Prokurori Gina refuzoi të zbatojë urdhrin e Kryeprokurores për ndërprerjen e komandimit në Elbasan dhe kthimin në prokurorinë e Tiranës.
Prokurori Gina doli përpara mediave dhe deklaroi se nuk do lëshonte zyrën. Ai nuk pranoi të njoftonte mbledhjen me prokurorët në Elbasan për t'u komunikuar urdhrin e Prokurorit të Përgjithshëm. Pas vendimit të shkarkimit, ai paditi në gjykatë Arta Markun për shkelje ligjore dhe abuzime me detyrë. Jo vetëm Gina, por edhe bashkëshortja e tij, Rovena Gashi ka paditur në gjykatë Arta Markun, pas largimit të saj nga detyra e shefes së Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Sipas urdhrit të Prokurorisë së Përgjithshme, hetimi disiplinor ndaj Dritan Ginës duhet të përfundojë brenda datës 13 mars 2018. "Shkelja në disa nene e ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga prokurori Gina, diskrediton rëndë dinjitetin dhe standardet e funksionit të magjistratit, reputacionin e prokurorisë dhe ka ulur ndjeshëm besimin e publikut për prokurorinë", thuhet në urdhrin e Prokurorisë për nisjen e procedimit disiplinor ndaj Dritan Ginës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
LAJMET MË TË VLERËSUARA