Refuzojnë të braktisin shtëpitë e tyre në Gaza, reagojnë familjet palestineze: Nuk do të largohemi

Refuzojnë të braktisin shtëpitë e tyre në Gaza, reagojnë familjet palestineze: Nuk do të largohemi

1697542644_bbc.jpg

Qindra mijëra palestinezë janë larguar nga Gaza veriore ndërsa Izraeli po përgatitet për një ofensivë tokësore kundër Hamasit. Por pavarësisht rreziqeve, shumë prej tyre nuk duan ose nuk mund të largohen nga zona.

“Unë nuk do të largohem nga vendi im, nuk do të largohem kurrë. Nuk mund të shkoj në një vend tjetër, edhe nëse do të na shkatërrojnë shtëpitë. Unë do të qëndroj këtu”, tha 42-vjeçari Mohamed Ibrahim.

Mohammed Ibrahim tha se ai dhe familja e tij janë zhvendosur vazhdimisht në zonën e qytetit të Gazës ditët e fundit, duke iu përgjigjur paralajmërimeve për sulme ajrore në bastionin e Hamasit në zemër të Rripit verior.

“Të dielën e kaluar në orën 2 të mëngjesit pati sulme dhe u lëshuan raketa. U largova me gruan dhe katër fëmijët”, tha Mohamed, raporton BBC.

Familja la shtëpinë e tyre në Jabalia por kur mësuan se edhe kjo zonë do të ishte në shënjestër, përfunduan në një periferi të qytetit të Gazës.

“Fëmijëve të mi u mungon kopshti i tyre, ata janë në një apartament me gjithë familjen”, tha Mohamed.

Izraeli ka akuzuar Hamasin për përdorimin e civilëve si mburoja, gjë që ai e mohon dhe se synon të fshihet brenda popullsisë civile dhe infrastrukturës. Ushtria izraelite ka paralajmëruar civilët që të evakuojnë Gazën veriore dhe të shkojnë në jug, dhe shumë e kanë dëgjuar thirrjen, pavarësisht thirrjeve nga Hamasi për të qëndruar. Rreth 500 mijë nga 1.1 milion njerëz thuhet se janë larguar në 48 orët e fundit.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Masakër në Rripin e Gazës, bombardohet spitali! Shëndetësia palestineze: Të paktën 500 të vdekur! Izraeli e Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për sulmin


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës