Refuzon vazhdimisht vaksinat e COVID, Djokovic rrezikon përjashtimin nga 3 turne të tenisit

Refuzon vazhdimisht vaksinat e COVID, Djokovic rrezikon përjashtimin nga 3 turne të tenisit

Tenisti serb Novak Djokovic

Refuzimi i tenistit Novak Djokovic vijon të përbëjë lajm, pasi disa shtete nuk e lejojnë numrin 1 të këtij sporti të marrë pjesë në turnetë e tyre. Së fundmi serbi ka humbur Masterin e Montrealit në Kanada të programuar me 5 gusht.

Organizatorët e këtij turneu specifikuan që të gjithë pjesmarrësit duhet të jenë të vaksinuar për shkak se numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm. Sigurisht, qëndrimi i serbit mbetet i palëkundur sa i takon çështjes së vaksinimit.

“Novak duhet të përveshë mëngët dhe të vaksinohet nëse do të luajë te vendi ynë. Ai nuk përbën përjashtim,”- theksoi mes të tjerash ministri i Shëndetësisë në Kanada.

Por, nuk është vetëm ky kompeticion që serbi rrezikon të marrë pjesë. Në pikëpyetje është dhe Amerika. Djokovic shpreson të marrë “dritën jeshile” për të luajtur në turneun Masters të Sinsinatit, që nis më 15 gusht, por edhe aty prania e tij është në dyshim, pasi edhe në Amerikë vaksinimi është kthyer i detyrueshëm në çdo aktivitet sportiv.

Ndërkohë, pas turneve Masters të Montrealit dhe Sinsinatit, do të zhvillohet edhe “Grand Slam” i US Open, që organizohet në Nju-Jork, në fund të gushtit.

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë