Refuzuan vaksinimin kundër COVID-19, autoritetet franceze pezullojnë 3.000 punonjës shëndetësorë

Rreth 3.000 punëtorë në sektorët e shëndetësisë dhe kujdesit në Francë janë pezulluar nga puna për shkak se kanë refuzuar vaksinimin kundër COVID-19.

Lajmi u bë me dije nga ministri i Shëndetësisë Olivier Veran pasi u kalua afati i vaksinimit për këtë grup.

"Dje, ka pasur rreth 3,000 pezullime në stafin e kujdesit shëndetësor dhe social të cilët ende nuk kishin marrë një dozë vaksine kundër COVID-19," tha Veran.

Ministri theksoi se ditën e djeshme u garantua vazhdimësia e kujdesit shëndetësor,  siguria dhe cilësia në të gjitha spitalet dhe objektet sociale megjithëse disa shërbime-kryesisht ato teknike të tilla si MRI ose shërbimet e angiografisë koronare-u ndikuan për një ose disa ore.

Ai tha se sektori i cili numëron 2.7 milion punonjës kishte vetëm 3000 pezullime dhe shumica prej tyre do të jenë të përkohshme.  Ai theksoi se pezullimet prekën kryesisht stafin mbështetës dhe kishte shumë pak mjekë dhe infermier, ndërkohë që në vend ka pasur shumë persona të cilët kanë dhënë dorëheqjen.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ja 3 shkaqet pse pjesëmarrja e emigrantëve do jetë deri në 70 mijë votues! Nuk janë pak, përkthehen në 7 mandate deputeti

Spahiu: Ja 3 shkaqet pse pjesëmarrja e emigrantëve do jetë deri në 70 mijë votues! Nuk janë pak, përkthehen në 7 mandate deputeti