Regjisori Altin Basha në '5 Pyetje': Teatri Kombëtar të shembet, nëse vërtetohet që s'mund të rikonstruktohet

Regjisori Altin Basha ka deklaruar se Teatri Kombëtar duhet të shembet vetëm nëse vërtetohet që ai nuk mund të rikonstruktohet.

Në emisionin ‘5 Pyetja nga Babaramo’, të gazetarit Ilir Babaramo, në Report Tv, regjisori Basha theksoi se ky teatër është një vlerë kombëtare, ndaj dhe duhet të sforcohen të gjithë për të gjetur një zgjidhje për ta mbajtur në këmbë.

Por sipas tij, nëse rikonstruksioni nuk vlen dhe nuk ka asnjë mundësi që të bëhet, duhet të përfshihen të gjitha palët në diskutim për një teatër të ri.

Mënyrë të sinqertë dhe të ndershme, të ishin në tavolinë dy alternativa, rikonstruksioni i Teatrit Kombëtar është i mundur apo jo? Pasi të ezaurohej çdo diskutim këtu, mund të flitej për idenë e një teatri të ri. Vetëm në rastin kur vërtetohet se Teatri Kombëtar nuk mund të rikonstruktohet, duhet të përfshiheshin të gjitha palët në diskutim për një teatër të ri. Duhet një proces diskutimi vetëm në rastin kur ky teatër nuk mban më dhe nuk vlen të rikonstruktohet. Ky teatër ka shumë probleme, është një listë impresionuese, por mund të rikonstruktohet. Anglezët e ngritën nga zero teatrin e tyre, u treguan aq të kujdesshëm. Teatrin Kombëtar ta mbajmë në këmbë, të sforcohemi për të gjetur një zgjidhje dhe sigurisht të ndërtojmë një teatër tjetër diku tjetër. Ky teatër është me probleme të mëdhaja, por është funksional. Nëse njerëzit duan ta shpëtojnë, mund ta bëjnë. Tiranës ky tetar i vlen.

Regjisori Altin Basha

Më tej, regjisori Basha tha se shteti duhet të gjejë lekët për rikonstruksionin e Teatrit Kombëtar.

Si ka mundësi që shteti nuk ka lekët për rikonstruksionin e teatrit, pse duhet të shkojmë te privati. Duhet të ketë rregulla të qarta. Piramida është një ide për t’u kthyer në një sallë teatri, janë shpenzuar rreth 4 milionë euro, ka qenë një ide e socialistëve, kur ministria drejtohej nga Blendi Klosi. Këtë ide e vazhduan pas 2005 nga demokratët, me ministrinë e drejtuar nga Ylli Pango. Pas doli ideja e Berishës për ta shembur fare Piramidën dhe për ta kthyer në parlament. Kur Kumbaro mori mandatin aty nisën të dilnin shfaqje. Nisi tentativa për ta përdorur sallën, por është sabotuar vazhdimisht përdorimi i asaj salle. Kështu edhe ne kemi mundësinë të arsyetojmë se mund të jemi të humbur si në këtë rast.

Regjisori Altin Basha

Pjesë nga intervista:

Çfarë ndodh me ne shqiptarët ...
Ne jemi konsideruar arnime të shpeshta të një vendi. Politika ka rrëmbyer gjithë skemën, është kudo, edhe në kulturë, sa edhe të rinjtë sot e kuptojnë se mund të ecin vetëm përmes politikës. Ne do duhet të kishim pasur një strategji për zhvillimin kulturor.

Fati i Teatrit Kombëtar, mendoni një zgjidhje?
Mënyrë të sinqertë dhe të ndershme, të ishin në tavolinë dy alternativa, rikonstruksioni i Teatrit Kombëtar është i mundur apo jo? Pasi të ezaurohej çdo diskutim këtu, mund të flitej për idenë e një teatri të ri. Vetëm në rastin kur vërtetohet se Teatri Kombëtar nuk mund të rikonstruktohet, duhet të përfshiheshin të gjitha palët në diskutim për një teatër të ri. Duhet një proces diskutimi vetëm në rastin kur ky teatër nuk mban më dhe nuk vlen të rikonstruktohet.

Duhet të shembet?
Ky teatër ka shumë probleme, është një listë impresionuese, por mund të rikonstruktohet. Anglezët e ngritën nga zero teatrin e tyre, u treguan aq të kujdesshëm. Teatrin Kombëtar ta mbajmë në këmbë, të sforcohemi për të gjetur një zgjidhje dhe sigurisht të ndërtojmë një teatër tjetër diku tjetër. Ky teatër është me probleme të mëdhaja, por është funksional. Nëse njerëzit duan ta shpëtojnë, mund ta bëjnë. Tiranës ky tetar i vlen.

A ja vlen ta ruajmë?
Absolutisht që po. Ne kemi pasur një traditë teatrore dhe duhet t’i pranojmë teatret siç kanë qenë, se janë pjesë e identitetit tonë kombëtar. Kemi një presion dhe arrogancë shtetërore, një nëpërkëmbje të dinjitetit të artistëve. Artistët e duan teatrin për qytetarët dhe jo për ta çuar në shtëpi. Nuk jemi kundër dialogut, por jemi për një dialog të ndershëm.

Projektligji përcakton që përfaqësues duhet të jetë drejtori, por drejtori është politik, është zgjedhur nga vetë Rama. Drejtori i teatrit duhet të ketë dinjitet, nuk mund të sulmojë çdo kundërshtar, siç ishte akuza ndaj Mirush Kabashit, që ishte një turp. Vetë drejtori bën projekte private, ndërsa diskutonte rrogën e Kabashit.

5-6 vitet e fundit kemi një dyndje të njerëzve në teatër. Teatri ka një gjë që nuk e zëvendëson dot asgjë, është i gjallë, ndaj dhe është i paimitueshëm. Vitet e fundit kemi një mjerim të plotë kulturor. Nuk janë karriget ato që bëjnë teatrin, por është skema. Janë drejtuar gabimisht politikat investuese.

Paketa ‘1 miliadë’ është zhvilluese për rrugët e vendit. Por sic është vëmendja e madhe ndaj zhvillimeve strategjike të Shqipërisë, të jetë vëmendja e vogël edhe ndaj teatrit. Më është refuzuar çdo projekt që mund të financohet nga qeveria.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare