Regjisori Gëzim Kame kundër protestës së artistëve: Teatri aktual si barake, turp të japësh shfaqje aty

Ëndrra e regjisorit Gëzim Kame për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar është e kahershme. Ai i kujton ende edhe sot përpjekjet, që janë bërë për ndërtimin e një teatri të ri në vitet ’70 nga Suljeman Pitarka, Kadri Roshi, Naim Frashëri dhe Pjetër Gjoka. Kame i konsideron skandaloze kushtet, në të cilat gjendet sot Teatri Kombëtar. Por, edhe nga pikëpamja estetike e quan një turp të madh, që një kryeqytet të ketë një teatër të tillë. Regjisori ndien keqardhje për antagonizmin, që është krijuar mes artistëve. 

“Problemi i një teatri të ri ka filluar që në vitet ’70. Më vonë është prezantuar një projekt, i cili nuk u realizua asnjëherë. Të gjithë artistët, Naim Frashëri, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Pjetër Gjoka kanë ngritur këtë problematik. Ajo godinë është e papërshtatshme, që në zanafillën e ndërtimit të saj, është një kuvli, që është e turpshme që të ftosh një kolegë nga jashtë për të dhënë apo vënë shfaqje. Nuk ka kushte. Prandaj të gjithë ata artistë që kanë vënë shfaqje në atë skenë i quaj heronjtë”. 

Regjisori, Gëzim Kame


Por, ccfarë ndodhi në vitin 1998, askohe Kame drejtor i TK dhe Edi Rama, ministër i Kulturës. 

“Më tej në vitin 1998 është ngritur me fuqi të madhe në 1998-ën. Game ka qenë protagonistë. Por pa të arsyeshme, që ky problem duhet që të largohej nga politika, por presidenti. Kjo gjë u ndërpre me ndryshimin e ministrave të Kulturës, largimin e Arta Dades dhe ardhjen e Edi Ramës. Ai vuri re edhe rrezikun e zjarrit. Kërkoi që të mbyllte TK, ndërkohë që ne e kishim filluar punën për të....”

Regjisori, Gëzim Kame

Pas 20 vitesh regjisori mendon se godina e TK ka degraduar, rrezikshërmia e saj nuk është vetëm nga zjarri, por edhe nga struktura që ka. 
 

“Kam ikur 12 vite para se të dilja në pension dhe këtu nisi aktiviteti im privat. Janë gati 20 vite, dhe ajo godinë ka degraduar edhe për shkak të ndërtimeve që janë bërë pranë saj. Paraqet një rrezikshmëri jo vetëm nga zjarri, por edhe nga struktura që ka ajo si godinë është e papërshtatshme. Kushtet janë skandaloze përsa i përket kërkesave, që duhet të ketë një teatër. Nga pikëpamja estetike është një turp i madh, që një kryeqytet të ketë një teatër të tillë. kjo gjë duhet zgjidhur, duke u ulur njerëzi edhe pushteti’.

Regjisori, Gëzim Kame

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 01/05/2019 20:49

    Nje grup I vogel aktoresh pa vlere shumica me origjine dibrane me ne krye B.Kapexhiunnuk duan teater te ri.Ndertimin e teatrit te ri edhe te ndertesave modern shume kateshe e kundershtojne te dashuruarit e te lidhurit me Haxhiqamilin ne mentalitet e dije.ATOduan Tiranen me qerpiq e me balte se e reja eshte ebukur e kushtueshme e me vlere.Ndofta do te adapthen me vone me te rene.Ndertimi I stadiumit te ri mendoj do I bejne haxhiqamilet e Tiranes te ndrojne mendim.

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 17/07/2018 10:01

    Pse shumkush nga ne,madje edhe ata qe jane autoritete me kompetenc, nuk deshirojne ta thone te verteten e madherishme.Pse nuk e duma vetveten,Pse ikim nga realiteti dhe e drejta njerezore e kombetare.Pse te vertetes nuk i dalim symesy, rrallkush nge ne e perqafon e shumica pafytyrsisht e pshtyjme.Pse ata qe te verteten dhe te drejten e thone guximshem,ne lakadresh e genjshtra,inate e zili, te shtyer apo te porositur, per interese private e politikike i kundershtojme.Ja si rasten konkret Teatri Kombetar, Nuk e duam te riun, e duam germadhen, Kujtimin e kohes se trisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka