Regjisori i njohur Mevlan Shanaj, letër poetes Natasha Lako për datëlindje: 50 qindarka për të bërë dashuri!

Regjisori i njohur Mevlan Shanaj, letër poetes Natasha Lako për datëlindje: 50 qindarka për të bërë dashuri!

Mevlan Shanaj me bashkëshorten Natasha Lako

50 qindarka për të bërë dashuri… Vjen muaji maji dhe unë prej 50 vjetësh, që kur u bëre pjesë e imja ndihem i lumtur. Ishte maji kur u martuam, është maji i përvitshëm që më bën krenar. Të jesh krenar për bashkëshorten duket normale, se gruaja është familja, është nëna e fëmijëve të t’u, është gjyshja e fëmijëve! Por çdo njeri ka të veçantat e tij. Kur u njohëm bashkë ishim studentë dhe në të gjithë historitë e moshës, nuk dihet vazhdimi.

Po çfarë ndodhi mes nesh?! Unë erdha tek ti, te e veçanta jote, te finesa, tek aparenca që ishte ndryshe, te ndjesia që nuk kisha gjetur, te intelekti që më bënte të heshtja, te kultura që më shtynte të mësoja, te personaliteti që nuk e kisha prekur kurrë deri atë kohë në jetë. Te mençuria, te përmbajtja te filozofia për jetën. Ti erdhe me dijen tënde dhe me pasurove mendjen, kulturën, sedrën, profesionin.

Me ty zhduka, rrëmbimet, çapkënllëqet, tek ti ndërtova burrin. Ndër vite familja me fëmijët përsosen kuptimin e së bukurës, që i dha jetë jetës normale. Ishe ti që mbajte autoritetin e gruas së përkushtuar, në familje, në krijimtari. Ishe ti me librat që të rrethonin ne çdo qoshe, ishe ti që zmadhove kuptimin e fisnikërisë së femrës. Nuk çudite askënd me qenien tende, por mahnite burrin, krenove fëmijët. Ti ishe, je dhe do mbetesh gruaja e përmasave të mëdha.

Natasha Lako me të birin 

Ti ishe fëmijë i vetëm. Ishe vajze e lindur për dije, u bëre grua që dhe dije, je bashkëshorte që të jep kuptim. Në çdo hap të jetës më ke bërë krenar. Je femra më e lirë në vetëgjykim apo veprim, kam qenë burrë me fat që nuk mendoja pa siguri të hapave të t’u. Ti ke ditur si të ecësh edhe e bukur, elegante në veshje gjithë sqimë. Me kujtohet kur sapo ishim njohur se bashku atë ditë maji të 23 viteve të jetës tënde, shkëlqeje me një minifund blu, me atë veshje të dilnin në pah hiret e një vajze të gjatë me trupin lastar as 5O kg dhe disa djem siç ndodhte në atë kohë vërshëllyen, por t’i nuk u shqetësove, ti ishe vajzë Korçe, nuk të nënshtronte dot Tirana.

Prej atij çasti kuptova se femra në raport me botën, di të jetë vetvetja kur ajo di se kush është. Unë tashmë pas 50 vjetësh kam kuptuar që të kesh një garanci nga njeriu që ke ndërtuar jetën je i bekuar! Të them 100, këtë e di, se të dyja gjyshet e tua, ikën rreth të 95-sa një ditë gjyshja që të ka rritur, kur ishte 93, tha për një shoqen e saj, epo ajo ishte e madhe. Gjyshja e dinte veten ende të re. Po ti, jam i bindur, do thuash në atë moshe, ej sa shume kam për të shkruar ende. Përsëri poezia do jete të ti si udhëtare e botës për të ftuar Witmanin që në adoleshencë të tronditi deri të Transtromer që i dhe zë shqip.

Natasha Lako

Me këtë rast të përvjetorit të ditës tënde të lindjes, në atë 13 maj 1948, kur kishe mbetur në maternitet për 10 ditë pasi babin veteran të luftës e kishin burgosur për mungesë vigjilence, pasi nuk kishte treguar për shkrimtarin shokun e tij se do arratisej. Ti provove ngujimin që në shtëpinë e lindjes. Ndoshta si revansh i “burgosjes” tënde 10 ditët e lindjes në maternitetin e Korçës, sfidove botën dhe u bërë shkrimtare. Sonte ku do mblidhemi për të thënë: Jetë të gjatë e të lumtur!?

Natasha Lako me fëmijët

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Raimonda Gjencaj: 05/07/2020 12:26

    Pa shiko Mevlan, perpos te tjerash, Natasha te ka ngjizur poezine ne shpirt. E kam humbur rradhen e numerimit, po sa here e lexok kete proze poetike, aq me shume dua t'i rikthehem. E gezofshi njeri-tjetrin, per 100 vite te tjere!

    Përgjigju
  • Erik: 13/05/2020 22:22

    Gezuar ditelindjen, dedikim i bukur!

    Përgjigju
  • Kafsha: 13/05/2020 17:51

    PPSH-ja vazhdon akoma, këta kaluan mirë në PPSH aq mirë sa domosdo, do e benin dhe ambasadore në Suedi. Pse? Sepse PPSH-ja sa të jetë gjalle do ndihmoje njerezit e saj qe I kanë sherbyer

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja