Dokumentari i Mevlan Shanaj për kolegun-mik: Rikard Ljarja ishte fenomen! Lako: Rrëfimet e kolegëve, thesar! Përlotet bashkëshortja Marjeta: Mirënjohje

Prej “Pedonales” një karvan i gjatë dashamirësish u drejtua fundjavën që lamë pas për në kinema “Millenium”...

“Edhe sot vjen me një emocion që di ta sjellë vetëm Rikardi”,thotë bashkëshortja, aktorja Marjeta Ljarja.

Mevlan Shanaj, tri vite larg ndarjes së tij nga jeta, përkujton artistin Rikard Ljarja përmes një dokumentari, në kuadër të 80-vjetorit të lindjes...

“Ky dokumentar mori shtysë nga një dashuri e pafund që ka  Mevlani për Rikardin dhe është mbështetur tek një dashamirësia që kanë pasur të gjithë ata që e kanë njohur Rikardin, njeriun e thjeshtë”, shton ajo.

Buqeta simbolike e karafilave, bëhet gjigande,kushdo që e ka njohur Ljarjan, rrëfen në dokumentar e jashtë tij, se në të njohu krahas shpirtit të artistit, njohu njeriun e mirë...

“Si bashkëshorte dhe bashkëudhëtare po të flisja me gjuhën e Rikardit do të të thosha pak si tepër, por mirënjohje pa fund për të gjithë”, shprehet Marjeta.

Ljarja mungon fizikisht, por ai është i pranishëm me krijimtarinë e tij si aktor, regjisor, por edhe autor, piktor e muzikant. Në dokumentarin “Rikard” ai vjen në të gjitha dimensionet

“Kemi gati tre vjet që merremi me këtë dokumentar. Ideja ka lindur në ditën që u përcoll për në Shkodër. Ishte periudha e izolimit nga Covid-19 dhe unë nuk munda të vija... Kur u kthye Marjeta nga Shkodra i thashë se do e shlyeja duke bërë një dokumentar për Rikardin. Mos harrojmë, unë kam qenë nga miqtë e tij konfident për shumë vjet... Rikard Ljarja është një befasi!”, shprehet kineasti Mevlan Shanaj.

Dokumentari, me skenar të Natasha Lakos, e gjurmon jetën e artistit prej Shkodrës ku lindi e ku la amanet të prehet.

“Unë jam nxitësja, kamera është Mevlani, kanë folur aq bukur të tjerët sa kanë bërë dubël skenar... Këta krijues që kanë folur për RIkardin kanë dhënë një dëshmi, një thesar nga kujtimet e tyre…”shprehet Natasha Lako, bashkëshortja e regjisorit Shanaj.

Hapat e tij të parë drejt artit skenik, me thjeshtësinë që do ta shoqëronte deri në fund, historinë e dashurisë me Marjetën, rrëfimin e dy fëmijëve, veçmas emocionet e forta të të birit...

“Më prekëse është intervista me të birin... Unë kam bërë shumë dokumentarë, por ajo është intervista më e veçantë që kam bërë”, thotë më tej regjisori.

Kolegët, në dokumentar tregojnë punën me Ljarjan si aktor e regjisor, energjinë, dashamirësinë e tij në shesh xhirim e jashtë tij... Nga roli i Dritanit te “Komisari i Dritës” tek Skënderi Duri në “Duelin e heshtur” apo “Deda” te “Rrugë të bardha”, në rolet heroike, të njeriut të mirë, miqtë thonë se ai mjafton të luante veten.

“Rëndësi ka që dokumnetari të mbetet si një almanak, si një album si një përmbledhje e asaj që quhet Rikard!”, thotë Lako.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja