Regjisori Kristaq Mitro: Alikaj dhe
Xhepa të lidhur, Margarita i ndau
Regjisori Kristaq Mitro është shprehur rreth një historie dashurie të ndodhur kohë më parë mes aktorëve Ndriçim Xhepa dhe Eva Alikaj, dashuri e cila nuk u aprovua kurrë nga nëna e aktorit, artistja Margarita Xhepa.
Regjisori Kristaq Mitro është shprehur rreth një historie dashurie të ndodhur kohë më parë mes aktorëve Ndriçim Xhepa dhe Eva Alikaj, dashuri e cila nuk u aprovua kurrë nga nëna e aktorit, artistja Margarita Xhepa.
Regjisori në një intervistë për gazetën “Panorama” rikujton xhirimet e vitit 1982, kur po xhirohej filmi “Njeriu i mirë”.
Në atë kohë iu kërkua aktores Eva Alikaj që të puthte Bujar Asqeriun, por ajo refuzoi. “Eva ka qenë e lidhur me Ndriçim Xhepën.
Çifti nuk kishte bekimin e nënës së Çimit, Margaritës, e cila për shembull, nëse ajo puthje me Asqeriun do ndodhte, mund të justifikonte pretendimin e saj, që ata të mos ishin bashkë”.
Më pas regjisori ka vijuar se Margarita Xhepa i ka kërkuar që të ndikojë për ndarjen e Evës me Çimin.
“Më tha që nëse mundja, të ndikoja në ndarjen e tyre, përmes gjërave që mund t’i thosha për partnerin e saj. Eva këtë gjë e di, di gjithashtu përgjigjen time refuzuese, nuk mund t’i bëja këto gjëra.
Ajo kishte gjithë të drejtën e saj për të pretenduar ç’të donte për të birin, por nuk mund ta arrinte këtë gjë me këtë rrugë, madje më kujtohet si tani që gjëja e parë që i thashë, sapo më përmendi emrin e Alikajt, ishte: Po çfarë ka me të?! Është aq e mirë, sa po të mos isha i martuar, do ta merrja për nuse”- thotë Mitro gjatë intervistës.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 13:30
Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?
-
Pak
63.3%
-
Mjaftueshëm
29.2%
-
S'kam mendim
7.5%
Vota total: 1100
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘U luftua korrupsioni!’, Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit! Ambasada e SHBA e konfirmon, ndihmë për uljen e varfërisë
8 Janar, 16:39
-
Gaza/ Izraeli sulmon me avionë, 29 të vrarë, mes tyre 1 foshnje! Komandanti i IDF: Do detyrojmë Hamasin të lirojë pengje! Pritet vizita e të dërguarit special të Trump
8 Janar, 16:38
-
Altin Joka: Çfarë është sindroma e vezoreve policistike dhe si mund të kurohet me anë të ushqimeve që konsumojmë
8 Janar, 16:32
-
Kreshnik Spahiu: A duhet shpallur 8 Janari zi kombëtare?
8 Janar, 16:24
-
"Në kërkim të emigrantëve" Aleatët e PD: Opozita duhet të organizohet! Të jemi në një “front” për diasporën
8 Janar, 16:23
-
Ulet me 1 lek çmimi i energjisë për mbi 1 milion familje! SHEMBUJ se sa do kurseni nga fatura në muaj
8 Janar, 16:18
-
Report Tv sjell pamjet me dron/ Trafiku, rrethi vicioz prej të cilit Tirana nuk ka shpëtim! As Unaza e Madhe nuk ofron zgjidhje
8 Janar, 16:18
-
Përpjekje të reja për të arrestuar presidentin e shkarkuar të Koresë së Jugut
8 Janar, 16:14
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Lule në bankën e 12-vjeçarit që u nda nga jeta, shkolla në Maliq mesazh prekës: Leo do jesh gjithmonë me ne
8 Janar, 16:09
-
25 bashki në Shqipëri rritën çmimin e ujit në vitin 2024, mes kundërshtimesh të qytetarëve
8 Janar, 16:06
-
Ëndrra për t’u bërë futbollist iu pre në mes, 12-vjeçari që humbi jetën pjesë e KF Maliqit
8 Janar, 16:00