Ndërtimi i lokalit në ambientet e Parkut Arkeologjik të Butrintit ka revoltuar dhe regjisorin e njohur, Saimir Kumbaro. Duke cituar ministren Mirela Kumbaro mbi restaurimin e “Amfiteatrit të Butrintit”, regjisori i kujton asaj se Butrinti nuk ka amfiteatër, por teatër antik. Më tej, ai sqaron se në amfiteatër ndesheshin gladiatorët, ndërsa në teatrin antik interpretoheshin pjesë teatrore të autorëve si Aristofani, Euripidi etj.

“Ministrja e Kulturës tha në Tv se do të restaurojë “Amfiteatrin e Butrintit”! Butrinti nuk ka amfiteatër, por teatër antik. Në amfiteatër, i cili ka formë rrethore, ndesheshin gladiatorët, kurse në teatrin antik interpretoheshin pjesë teatrore të autorëve si Aristofani, Euripidi etj. Mos fol pa kulturë zonja ministre e Kulturës”, shkruan regjisori Kumbaro”, shkruan regjisori Kumbaro.

Ndërkohë, në Parkun Arkeologjik të Butrintit, i cili është një zonë historike e trashëgimisë sonë kulturore, kanë nisur prej ditësh punimet për ndërtimin e një lokali. Report Tv ka denoncuar skandalin, duke e ndjekur dhe nga afër me pamje nga vendi ku po ndërtohet. Nga ana e saj, ministrja Kumbaro pritet të reagojë zyrtarisht për ngjarjen pasditen e sotme në Komisionin e Medias.

regjisori
(Postimi i regjisorit Saimir Kumbaro në Facebook)

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com