TIRANE - Ditën e hënë nisin regjistrimet e fëmijëve për çerdhet dhe kopshtet e kryeqytetit. Ndryshe nga vitet e mëparshme, procedurat për të regjistruar një fëmijë në kopsht janë përqendruar në Drejtorinë Arsimore të Tiranës.
Prindërit përveç dokumentacionit përkatës duhet të bëjnë një kërkesë me shkrim për numrin e kopshtit ku duan të regjistrojnë fëmijët e tyre. Si rregull ky kopsht duhet të jetë pranë vendbanimit të tyre.
Prindërit do të kenë afat deri më datën 10 shtator për të kryer procedurat e regjistrimit. Sa i përket çerdheve, do të zbatohet procedura e mëparshme. Prindërit dorëzojnë dokumentacionin në çerdhen pranë vendbanimit të tyre dhe e gjithë dosja i përcillet Drejtorisë së çerdheve të Tiranës.
Është kjo e fundit, që në varësi të kapaciteteve që ka një çerdhe miraton listën e regjistrimeve. Ditët e fundit Drejtoria e Shëndetit Publik, ka nisur inspektimin në të gjitha shkollat, kopshtet dhe çerdhet e kryeqytetit për kushtet e higjienës. Nga raporti për shkollat, rezultoi se 5 prej tyre rrezikojnë mbylljen, ndërsa për çerdhet dhe kopshtet nuk është bërë publike asnjë e dhënë.
(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com