Mbyllet raundi i parë për universitetet, rreth 16 mijë maturantë të regjistruar, më 15 shtator plotësohet A3

Rreth 16 mijë e 300 maturantë janë regjistruar në universitete në raundin e parë të pranimeve. Qendra ndërinstitucionale e rrjetit akademik shqiptar, bën me dije se këtë vit ka pasur 300 regjistrime më tepër se vitin e shkuar.

Ndërkohë, është dita e vetme në të cilën maturantët mund të bëjnë ç’ regjistrimet nga degët ku janë regjistruar më herët. Kreu i rrjetit akademik shqiptar Arjan Xhelaj në një intervistë për Report TV bën me dije hollësitë e kësaj procedure.

Dita e nesërme do jetë në dispozicion të maturantëve të aryre që rimendojnë zgjidhjen që kanë bërë dhe regjistrimin. Do kenë afat 24 orë, deri në orën 16: 30 që janë sekretaritë të hapura, të ç’regjistrohen. Duhet patur kujdes për ata studentë që janë të regjistruar që të vërejnë kuotat e lira që janë për raundin tjetër që do të bëhen publike nga dita e nesërme në mëngjes për të bërë zgjidhjn e tyre. “Dita e nesërme do jetë në dispozicion të maturantëve të atyre që rimendojnë zgjidhjen që kanë bërë dhe regjistrimin. Do kenë afat 24 orë, deri në orën 16: 30 që janë sekretaritë të hapura, të ç’regjistrohen. Duhet patur kujdes për ata studentë që janë të regjistruar që të vërejnë kuotat e lira që janë për raundin tjetër që do të bëhen publike nga dita e nesërme në mëngjes për të bërë zgjidhjn e tyre.

Arjan Xhelaj, Kreu i Rjetit Akademik Shqiptar

Sakaq, për të gjithë maturatnët është hapur portali a3. Kreu i RASH informon të gjithë detajet e plotësimit të tij.

Për këto maturantë, hapi i parë është shkarkimi i mandat pagesës në portal, i cili është i personalizuar për çdo person, ka një kod aplikimi, duhet ruajtur ky kod aplikimi sepse me anë të këtij kodi, të gjithë maturantët mbyllin aplikimin në formularin A3. E njëjta gjë vlen edhe për maturantët, të cilët nuk janë regjistruar gjatë raundit të parë, edhe ata do të ruajnë të njëjtin kod aplikimi për të mbyllur ose konfirmuar aplikimin  në formularin A3.

Arjan Xhelaj, Kreu i Rjetit Akademik Shqiptar

Pas përfundimit të raundit të parë të regjistrimit në universitete, të gjithë maturantët, të cilët duan të kenë sërish mundësinë për të qenë pjesë e degës së tyre të preferuar, do duhet të konkurojnë në formularin A3. Jo vetëm kaq, por edhe maturantët që kanë përfunduar me sukses provimet e vjeshtës, do ta kenë sërish këtë mundësi më 15 shtator. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë