Aplikimet në Policinë e Shtetit/ Ja kriteret që të pranoheni në strukturat më të rëndësishme

Aplikimet në Policinë e Shtetit/ Ja kriteret që të pranoheni në strukturat më të rëndësishme

Foto ilustruese

15 shtatori është afati i fundit i regjistrimit në Policinë e Shtetit. Studentët me notë notë mesatare mbi 8, nivel të lartë të gjuhës angleze dhe gjendje të mirë fizike mund të aplikojnë që të jenë pjesë. Ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj ka ftuar të gjithë studentët me rezultate të larta.

Sipas tij juristët, informaticienë, financierë, ekonomiste dhe inxhinierë të elektronikës kanë mundësinë e rrallë që pas përfundimit të Kursit të Oficerit të Policisë Kriminale prej 6 muajsh të përfshihen në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duke kontribuar kështu në një ndër frontet më të rëndësishme. 

"15 shtatori po afron. Të gjithë ata studentë që kanë përfunduar me rezultate të larta universitetin dhe që duan të bëhen pjesë e strukturave të hetimit në Policinë e Shtetit duhet të nxitojnë për regjistrim. Juristë, informaticienë, financierë, ekonomiste dhe inxhinierë të elektronikës kanë mundësinë e rrallë që pas përfundimit të Kursit të Oficerit të Policisë Kriminale prej 6 muajsh të përfshihen në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duke kontribuar kështu në një ndër frontet më të rëndësishëm për një Shqipëri të drejtë dhe europiane.

Ajo që kërkohet është motivim i plotë për shërbim publik me nder dhe vendosmëri të lartë, një diplomë me notë mesatare mbi 8, nivel i lartë i gjuhës angleze dhe kondicion fizik i mirë. Policia Shqiptare ka nevojë për vajzat dhe djemtë më të mirë të vendit", shkruan ministri Lleshaj në postimin e tj.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale