Regjistrimi fillestar, shpallet
afishimi në Shkodë

Regjistrimi fillestar, shpallet<br />afishimi në Shkodë
SHKODËR - Në vijim të ndërtimit të Sistemit të Ri të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (Hipoteka) njoftoi se ka filluar Afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme për Zonën Kadastrale Nr. 8597, të qytetit Shkodër.

Ky afishim bëhet në territorin e zonës, saktësisht në adresën Lagja “10 Korriku”, Rruga “Zogu i I”, Përballë Kompleksit “URAJ”, Shkodër. Periudha e Afishimit Publik do të vazhdojë 45 ditë kalendarike.

Të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie, ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në Zonën Kadastrale Nr. 8597, janë të ftuar të verifikojnë Regjistrimin Fillestar të pasurive të tyre.

Në rast se gjatë kësaj faze konstatohen mangësi në informacionin e afishuar, atëherë pronari, si dhe personat që kanë interesa të tjera mbi pasurinë, duhet të bëjë plotësimet e nevojshme dhe t’i paraqesë vetë ato, brenda afatit të afishimit publik, në ambientin e afishimit, pranë specialistëve të ngarkuar me këtë detyrë te Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G