PBDSH ankimon regjistrimin e ' Bindja Demokratike': KQZ shkeli ligjin me urdhër politik

Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar ka ankimuar vendimin e KQZ për regjistrimin në zgjedhje të Bindjes Demokratike, me argumentin se është shkelur ligji me urdhër politik. Në dokumentin e siguruar nga gazetari Elis Memelli,  që mban datën  01.05.2019 thuhet se kjo parti i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, pasi është cenuar rëndë barazia mes partive pjesëmarrje në zgjedhje, madje edhe vetë legjitimiteti i tyre.

Duke cituar nenin 64, PDSH thekson se 'Bindja Demokratike' nuk ekzistonte si parti politike deri më datën 23 prill, që përkon me afatin e fundit të regjistrimeve të partive në KQZ. Nisur nga kjo, theksohet se BD është regjistruar në Gjykatë, por vendimi i saj nuk ka marrë formën e prerë, çka sipas tyre, e bën të paligjshme regjistrimin e saj në zgjedhjet e 30 qershorit.

Në vëmendje sillet edhe rasti i Partisë Civile, i cili u kundërshtua me shumicë absolute nga KQZ, sepse regjistrimi i saj nuk kishte marrë formë të prerë.

Sipas tyre, KQZ ka marrë "urdhër politik", prandaj e regjistruar partinë e drejtuar nga Astrit Patozi, në kundërshtim të hapur me ligjin.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë